Shqipëri- Kosovë reagimi unanim/ Shtatorja e Skëndërbeut dhe Adem Jasharit skandal e marrëzi artistike

Nentor  2020

Dy skulpturat të realizuar nga Sinan Aliaj, Skënderbeu dhe Adem Jashari janë cilësuar një skandal artistik. Skëndërbeu i vendosur dy ditë më parë në Prizren, ka “zbritur” nga kali, dhe është konsideruar si një nga portretet më të shëmtuar të realizuar deri tani, nga anekënd botës, ku kësaj figure i është ngritur një monument. Po ashtu, realizuar në një dispoprocion artistik, e fizik, edhe portreti i luftëtarit të lirisë, Adem Jashari është komentuar si një skandal artistik. Më herët për mediat e Kosovës, skulptori e historiani Aliaj është shprehur se “është duke realizuar shtatoren” dhe se “kjo vepër do të jetë ndryshe nga ato që janë parë deri më tani”.

Dy skulpturat, që thuhet se janë realizuar nga Sinan Aliaj, Skënderbeu dhe Adem Jashari janë cilësuar një skandal artistik. Skëndërbeu i vendosur dy ditë më parë në Prizren, ka “zbritur” nga kali, dhe është konsideruar si një nga portretet më të shëmtuar të realizuar deri tani, nga anekënd botës, ku kësaj figure i është ngritur një monument. Po ashtu, realizuar në një dispoprocion artistik, e fizik, edhe portreti i luftëtarit të lirisë, Adem Jashari është komentuar si një skandal artistik. Më herët për mediat e Kosovës, skulptori e historiani Aliaj është shprehur se “është duke realizuar shtatoren” dhe se “kjo vepër do të jetë ndryshe nga ato që janë parë deri më tani”

Të dyja janë ekspozuar, dhe vendosur tashmë pranë qendrave historike të qyteteve kryesore të Kosovës. Ndërsa dita e djeshme, dhe ajo festive e 28 nëntori ka qenë e ngarkuar me tone patriotizmi, si shenjë e ditës së shpalljes së shqiptarisë së pavarur, dhe simbolika e flamurit është lidhur me nëntorin e parë, Skëndërbeun që shpalli Krujën të lirë, dhe nëntorin tjetër të lindjes së trimit e luftëtarit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Ndjeshmëria shqiptare ndaj këtyre dy figurave luftëtare, dhe flamurit – e shquajnë nga pjesa tjetër e botës, nga identifikimi i luftës, rezistencës kundrejt pushtuesve.

Por, ja që ka ngjallur një debat të madh paraqitja artistik e dy skulpturave duke reaguar piktorë e historianë, e konsideruar si marrëzi artistike realizimin e dy skulpturave.

Në Tiranë, pedagogu i Arteve të Bukura, Adrian Isufui në një postim në rrjetin e tij social shënon: MARRËZI ARTISTIKE & MARRËZI KOLEKTIVE/ MONUMENTI I SKËNDERBEUT NË PRIZREN-…para disa kohësh, unë dhe shumë personalitete të artit, kulturës, aktivistë të çeshtjeve publike kemi kontestuar me forcë për “mënxyrën artistike” të monumentit të Skënderbeut që do të vendosej në Hungari, paradoksialisht edhe me konfirmim e amabasadës shqiptare në Budapest! FATKEQËSISHT më poshtë keni një pjesë të reagimit tim të asaj kohe që shkon FIKS FARE dhe me “MËNXYRËN ARTISTIKE” të monumentit të Skënderbeut në Prizren, që në të tashmen tonë është edhe më e rëndë në aspektin estetik, dhe per pasojë edhe historik: “…nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone”

Në komentet në facebook, Isufi ka vazhduar se “në fakt jam me idenë se përtej Paskalit na duhen edhe alternativa të reja pamore, por që të mos keqkuptohen këto alternativa të reja me injorancën e theksuar artistike që po na servir Prizreni dhe mbare shqiptaria”

Në Prishtinë, në rrjetin e tij social, ka reaguar studiuesi i njohur i letërsisë, Agron Gashi, duke u shprehur se “Fyerja e heronjve, e Skënderbeut dhe e Adem Jasharit! Statuja e Skënderbeut sipas modelit maqedono-bullgar, e Adem Jasharit, atipilkkeee për TË, duket si model i kaçakëve grekë. Këto dy statuja, urgjentisht duhet të hiqen. E turpshme! Po, a nuk e keni parë bile dokumentarin e Adem Jasharit, lëreni më fotot, ç’bukuri ka??! Para fëmijëve tanë, ky është Gjergji, ky është Ademi?!!!”. Poetja nga Kosova, Donika Dabishevci thotë se: “Për këto dy shëmtira nuk duhet akuzuar skulptorin. Ai aq ka ditë, aq ka ba. Këto e gjitha të tjerat e këtij lloji gjithkah në Kosovë i kemi dhuratë nga komisionet vlerësuese, supozohet në nivel ekspertësh, që kanë vendosur për to. Ata janë fajtorët e këtij dhunimi artistik!”

Shkrimtarja e përkthyesja e re, Adela Radovani shprehet: “Nuk ka asnjë foto të Gjergjit, asnjë pikturë që reflekton saktë pamjen e tij. Ne nuk e dimë si duket, nuk e dimë si mund të ketë qenë, por dimë shumë për karakterin e tij. Dhe ti vendos ta ngresh në këtë formë skulpturën. Mund ta bëje si të doje. Si Arnoldi, a me trup ideal romak. Si të të vinte më mirë. Dhe ti vendos ta bësh si burrë tipik shqiptar, me krahë të gjatë, gjoks të gjerë dhe fytyrë të hollë. Ti kishe mundësinë ta bëje yll kinemaje, por vendos të jesh realist. Nga ana tjetër, që skulptori ngre Gjergjin me pamjen mesatare të burrit verior shqiptar, nuk është negative, që të shohësh heroin në pasqyrimin e vetes, vëllezërve dhe motrave të tua. Të paktën përkrenaren ta bënte të madhe.”

Në mars, është bërë një njoftim në mediat e Kosovës për realizmin e bustit të Skënderbeut. Si duket kjo shtatore ka një histori më të hershme e planifikuar për t’u vendosur qysh në maj, më saktë, më datën 6 që do të përkonte me ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar. Ka qenë shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare ”Nënë Tereza”, Ängelholm dhe Shoqatën ”Mindfullness”, Malmö, që kanë ngritur fondet, apo mirë realizuar aksionin për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Prizren, e inicuar nga Shoqata ”Trojet e Arbërit”, në Gjermani. Menduar së pari se do të ngrihej më 2 mars 2020 në qytetin e lashtë legjendar e historik të Prizrenit, bazamenti dhe statuja kalojnë mbi 5 metra e lartë. Me këtë rast Komuna e Prizrenit ka dhënë ndihmë 9.000 €, për bazamentin e shtatores, kurse edhe 70 000 € kanë qenë kërkuar për shtatoren që e kanë marrë përsipër mërgimtarët shqiptarë. PO ashtu në mediat e Kosovës njoftohej se në Zvicër kanë qenë mbledh mbi 22 000 franka zviceriane dhe €, ndërsa aksioni për mbledhje e fondeve kanë vazhduar në SHBA dhe Gjermani.

L.M/standard.al