Shqiperi: – Pagesa ne natyre, si ne fillim te feudalizmit. – 10% e shqiptarëve nuk marrin rrogën, një pjesë tjetër paguhet… pa para…
Shqiperi: – Pagesa ne natyre, si ne fillim te feudalizmit. – 10% e shqiptarëve nuk marrin rrogën, një pjesë tjetër paguhet… pa para…
4 shkurt 2019
Rreth 10% e shqiptarëve familjarë të punësuar deklarojnë se nuk paguhen. Të dhënat e studimit më të fundit të Instat tregojnë se, ndër burrat e martuar të moshës 15 deri në 59 vjeç, 7.2% e tyre, që kanë qenë edhe në marrëdhënie pune gjatë 12 muajve të fundit, nuk janë paguar.
Te femrat kjo normë ngjitet lehtë, në 11.2%, çka tregon qartë se kjo problematikë është më e përhapur te femrat sesa te meshkujt.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se, problematika bëhet edhe më e shpeshtë me rritjen e moshës. Pra, për moshat e reja, deri në 40 vjeç, norma e atyre që nuk paguhen paçka se janë në marrëdhënie pune, te meshkujt është nën 5% dhe te femrat nën 9%.
Për moshat mbi 40 vjeç, kjo normë ngjitet deri në 13.8% për femrat dhe deri në 8.6% për meshkujt. Pra, mesatarisht në Shqipëri 1 në 10 burra apo gra të martuar, pra që kanë një familje për të mbajtur, raportojnë se janë në një punë e cila nuk i ka paguar gjatë 12 muajve të fundit.
Sa i përket llojit të pagesës, për ata që janë paguar, rezulton se rreth 5%, paguhen jo me para, por duke marrë në këmbim të mira ose shërbime për punën që kanë kryer. Pra, në tërësi, rezulton se rreth 15% e të punësuarve në vend nuk marrin para në këmbim të punës që ata bëjnë.
o.j/ Gazeta: dita