Shqipëria dhe Itali marrëveshje për Krijimin e Komitetit të Përbashkët/ Di Maio e thotë në shqip: Drejt Evropës së përbashkuar
20 nentor 2020
Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio dhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm italian tha se ky komision do te rrite mundesinte tregtare dhe investimet mes dy vendeve.
“Sot kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ngritur një Komision ekonomik të përbashkët i cili do të ngrejë një formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi për të dy vendet tona si dhe për të zgjidhur pikat kritika mes dy vendeve në kuadrin ekonomik”.
Ai bëri një urim në shqip për të gjithë shqiptarët: Drejt Evropës së përbashkuar.
“Ne mbetemi të vendosur për të arritur objektivat tona brenda BE që të fillojmë konferencën. Me kryeministrin folëm edhe për cështje që janë të lidhura me pandeminë, vaksinat, por edhe investimet për të dalë nga vështirësia që është në rang botëror. Për këtë do të punojmë bashkë për të gjurmuar edhe planin e investimeve.
Duke parë së bashku drejt një të ardhme që do të jetë rozë nëse e përshkruajmë bashkë këtë rrugë që na ndan nga normaliteti. Do të doja ta përfundoja më një frazë për miqtë shqiptarë Nuk jam i zoti të flas shqip si Rama flet italisht: “Drejt Eurpoës së përbashkuar”. Është një urim që mund ti bëjmë njëri tjetrit”, tha Di Maio.
kryeministri Rama ia ktheu me batutë se Di Maios se foli një shqipe me dialekt napolitan. “Një shqipe perfekte me dialekt napoletin”, tha Rama, ndërsa të dy zyrtarët qeshën.
Gazeta Panorama