Shqipëria e para, ka numrin më të lartë të grave të diplomuara në shkencë. –
Shqipëria e para, ka numrin më të lartë të grave të diplomuara në shkencë.
Gazeta Italiane “ Il Sole InfoData 24 hours” publikoi një grafik, ku pas vendit tonë, shteti i cili rezultonte me përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në degë të ndryshme të shkencës ishte Maqedonia me 45.1%.
Pra përqindja më e lartë e grave të diplomuara rezultonte në vendet e Europës Lindore ndërsa përqindja më e ulët në vendet e Europës Perëndimore.
Shqipëria rezulton të jetë shteti me përqindjen më të lartë të grave në Europë të cilat studiojnë degë të ndryshme të shkencës si Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.
Në vitin 2015 përqindja e grave të diplomuara kapte shifrën 53.1%.
Konkretisht, Shqipëria është shteti i vetëm në Europë ku numri i grave të diplomuara në shkencë është më i lartë se ai i burrave.
Një studim i kryer së fundmi nga dy psikologë në Universitetin e Missurit nxorri në pah se barazia gjinore është një faktor që i mban gratë larg shkencës.
Ndryshe ky fenomen është quajtur “Paradoksi i barazisë gjinore”.
Fenomeni ka një shpjegim të tillë se në ato shoqëri ku ekziston barazia gjinore, numri i grave që studiojnë për Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë është relativisht i ulët dhe lidhja midis këtyre dy indikatorëve është shumë negative.
Luksemburgu është shteti me përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkencë me 21.8 % si edhe Zvicra me 22.73%.
Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të rajonit ka përqindjen më të lartë të grave të diplomuara pasi barazia gjinore nuk i pengon ato të studiojnë në këtë fushë.
Nëse shohim Finlandën apo Norvegjinë, edhe këto dy shtete nuk e kanë aspak pengesë barazinë gjinore sepse 27% dhe 29% e këtyre grave kanë karrierat e tyre në profile të ndryshme të shkencës.
j.l./ dita