“Shqipëria është nën sulm dhe survejim nga vende jo miqësore”: – Dy agjentë rusë donin të…
24 Qershor 2022
Eksperti i Kriminalistikës, komentoi sot edhe raportin e SHISH që u bë publik pak ditë më parë në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Karamuço tha se është krijuar një realitet i ri kërcënues për Shqipërinë, ku kemi një shtim të inteligjencës së huaj dhe jo miqësore në vendin tonë.
“Janë rreshtuar disa elementë që sidomos me zhvillimet në Ukrainë, shpalljen e Shqipërisë vend jo miqësor nga Rusia, problemet me Iranin, na kanë krijuar një realitet të ri kërcënues. Shqipëria është nën sulm dhe survejim, sulm i një lufte hibride me hakers, propagandë, kemi sulme nëpër faqe zyrtare dhe faqe private. Ata kërkojnë të bëjnë aktivitet malinj që kërkojnë të dëmtojnë elementët e stabilitetit tonë në rajon dhe brenda vendit. Ka një shtim të inteligjencës së huaj jo miqësore brenda vendit.
Vjet dy agjentë rusë donin të survejonin të forcave të NATO-s dhe SHBA-ve, të dy u depërtuan. Ka pasur survejim të bazës së NATO-s në Kuçovë. Një diplomat që u paraqit në Durrës si ukrainas dhe ishte rus. Janë pjesë e raportit të SHISH. Janë 654 individë që janë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë”, u shpreh Ervin Karamuço.
Gazeta Sot