“Shqipëria, hapë dyert edhe për nigerianët”. Rama nga forumi në Antalia: – “Kanë mbetur në kufi, ejani në Shqipëri”
“Shqipëria, hapë dyert edhe për nigerianët”. Rama nga forumi në Antalia: – “Kanë mbetur në kufi, ejani në Shqipëri”
11 Mars 2022
“Shqipëria, gati të hapë dyert edhe për nigerianët”, Rama nga forumi në Antalia: “Kanë mbetur në kufi, ejani në Shqipëri”
Kryeministri Edi Rama thotë se është i gatshëm të strehojë edhe nigerianët në Shqipëri.
Nga Antalia, ku mori pjesë në Forumin Diplomatik, Rama tha se të gjithë nigerianët që ikin nga konfliktet në vendin e tyre, janë të mirëpritur në Shqipëri.
Madje shtoi se vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë.
“Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë. Si mund ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin? Sapo u shkruajtëm autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri, mund të vaksinohen tek ne.
Është vërtetë është fyese për traditën tonë që të shohim këto lloj ndasish. Po Afganistanin e patë? I lamë plotësisht të ekspozuar dhe tani u duhet të përballen për jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e ka bërë, hapën dyert për afganët.
Kjo është e tmerrshme, sepse kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E vërteta është shumë e rëndësishme, të përballemi me të vërtetën. Të mos braktisim askënd,”- tha Rama ndër të tjera.
Gazeta Dita