Shqipëria ka vetem 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht

Vaksinimi në botë: – Kryesojnë Malta, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

1 Shtator, 2021

Sipas tabelës së përditësuar të New York Times për vaksinimin në gjithë botën, Shqipëria rezulton se ka 1 milion e 458 mijë e 48 të vaksinuar deri më 1 shtator.

29% e popullsisë shqiptare ka kryer të paktën një ose dy doza.

Nga ana tjetër Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë kryesimin si vendi që ka administruar më shumë doza në popullatë. 87% e popullsisë së vendit aziatik ka marrë të paktën një dozë.

Malta është në krye të tabelës si vendi që ka më shumë qytetarë të vaksinuar plotësisht, 82% e popullsisë.

Në Europë vendet që kanë përparuar më shumë me vaksinimin janë Islanda Portugalia 84%, Spanja 77%, Islanda 77%, Irlanda 75%, Belgjika 73%, Britania e Madhe 72%. Franca 72%, Norvegjia 72% apo Italia 71%.

BalkanWeb