Shqipëria, narko-shteti i parë europian. Nga: Pas “Bild”, media kanadeze.
Shqipëria, narko-shteti i parë europian. Nga: Pas “Bild”, media kanadeze.
Nga: Gazeta Shqiptare
Pas të përditshmes gjermane ‘Bild’ e cila publikoi edhe përgjimet e shit-blerjes së votave në vendin tonë dhe pazareve të kryebashkiakut Vangjush Dako me pjesëtarin e grupit të ‘Avdylajve”, një tjetër media e huaj na dedikon një shkrim lidhur me situatën e drogës në vend ndërsa Shqipërinë e konsideron si narko-shtetin e parë në Europë.
“Vice” flet për një brez të ri mes krimit të organizuar, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A.
“Një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizuar të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A”.
Më tej, përmendet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson vendin si shtëpi e krimit, ligjit të dobët dhe qeverisë me institucione të dobëta dhe jashtë kontrollit”.
“Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurrenca e grupeve kriminale të shqiptarëve në Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador. Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet. Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.
Shkrimi i plotë i Vice
Historia e brendshme e narko-shtetit të parë europian
Është janar, ndodhem në një periferi të rrënuar të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe kam takuar dy trafikantë lokalë të kokainës, pasi janë kthyer nga një udhëtim kontrabandë që kishin në Gjermani.
Ashtu si shumë ekipe të rinj të drogës në Shqipëri, Artan dhe Luli janë zhvendosur nga shitja e kanabisit tek trafikimi i kokainës pasi sjell më shumë para dhë është më e lehtë për t’u gjetur.
Ata më thonë se mund të bëjnë rreth 23.000 dollarë duke kontrabanduar një kilogram pluhur në vendet më të pasura evropiane, ku po rritet tregu për kokainën.
Teksa flasin me mua, vë re që ata kanë ora “Rolex”, makina të shpejta dhe vajza të bukura.
“Siç mund ta shihni,” thotë Artani, duke u ankuar në rrugën e përmbytur, “nëse do t’ja dalësh në këtë vend, duhet të udhëtosh në Gjermani , Itali, apo Angli. Kokaina është puna e duhur. “
Shkatërrimi financiar në vitet 1990 çoi në një varfëri të përhapur dhe kaos civil dhe gjeneratat më të reja të Shqipërisë u gjetën të zënë nën një rrjetë të varfërisë dhe korrupsionit. Për disa, tregtia e drogës ofron një ikje nga lagjet e varfëra të brendësisë së Tiranës.
Por kontrabanda e drogës këtu nuk është asgjë e re; kjo është një tregti që shkon thellë në Shqipëri. Pavarësisht se është një vend i NATO-s në prag të hyrjes në Bashkimin Europian, Shqipëria është bërë narko-shtet i parë i Evropës.
Sipas definicionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për një narko-shtet, si një shtet ku ‘të gjitha institucionet legjitime janë depërtuar nga fuqia dhe pasuria e tregtisë ilegale të drogës’, si Venezuela, Guinea-Bissau dhe Afganistani, Shqipëria është ulur në gjunjë nga paratë e drogës.
Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, 2018, e përshkroi Shqipërinë si një shtëpi “korrupsioni të shfrenuar, me institucione të dobëta ligjore dhe qeveritare dhe kontrolle të dobëta kufitare”. Droga është një biznes i madh këtu.
Ky shtet i vogël komunist malor në bregdetin e Adriatikut është prodhuesi më i madh i kanabisit të paligjshëm të rritur në Evropë. Në vitin 2017, policia në Shqipëri kapi 68 ton hashash, rreth 680 milionë dollarë.
Por trafikimi i kokainës është ajo që po e fut Shqipërinë në statusin e narkotikëve. Gjatë dekadës së fundit, siç u zbulua nga VICE, bandat shqiptare dhe bandat e rrugëve si Hellbanianz janë bërë persona kyç në tregtinë fitimprurëse të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të Evropës.
Bandat shqiptare kanë bërë emër për veten e tyre duke shitur kokainë të cilësisë së lartë me çmime konkurruese me shumicë dhe kanë kontribuar në rritjen e disponueshmërisë dhe pastërtisë së kokainës në Evropë që nga viti 2012.
Kontrabandistët shqiptarë kanë krijuar linja direkte të furnizimit nëpërmjet Amerikës së Jugut dhe porteve të mëdha të pranimit të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Në shkurt të vitit të kaluar, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një dërgesë të bananeve nga Kolumbia pasi arriti në portin lindor të Shqipërisë të Durrësit.
Ka pasur një rritje të numrit të kriminelëve që kanë mbetur të vrarë në Amerikën e Jugut, shumë prej tyre me origjinë shqiptare. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar kosovar dhe trafikant i dyshuar i kokainës, u vra në një atentat mafioz teksa udhëtonte me familjen e tij në një makinë të blinduar në Guayaqil, Ekuador.
Një vit më parë, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës, u vra në të njëjtin qytet.
Shqipëria është unike në Evropë, sepse baronët e saj të drogës nuk dënohet. Në vend të kësaj, ata janë shumë të lidhur me ata që drejtojnë vendin.
Paratë e drogës janë një pjesë thelbësore në Shqipëri, pasi mënyra më e mirë e sigurimit të votave të njerëzve është t’i paguash ata me para të thata dhe gjeneratori më i shpejtë i parave është tregtia e drogës.
Një studim i financuar nga BE, i cili u zhvillua nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi se rreth 20.7 përqind e shqiptarëve u është ofruar para ose favorizime në këmbim të votës së tyre.
Në janar, u zbulua se bandat e kokainës manipuluan me sukses zgjedhjet duke blerë votat. Afrim Krasniqi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se roli i bandave kriminale në fushatën zgjedhore të vitit 2017 ishte më i madh se roli i partive politike.
“Sot, ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet pa mbështetje nga grupe të tilla”, tha ai.
Nën tymin e gazit lotsjellës, qytetarët shqiptarë protestojnë prej muajsh për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas akuzave për korrupsion.
Duke qenë se tregtia e drogës është aq e lidhur me njerëzit në pushtet, njësitë e inteligjencës britanike janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikantët.
Kryeministri Edi Rama dhe dy ministrat e brendshëm, dy të fundit kanë qenë të përfshirë në skandale lidhur me drogën.
I pari, Saimir Tahiri që pritet të dalë në gjyq këtë vit me akuza për trafik droge dhe korrupsion. Emri i Tahirit u përmend në një përgjim të bërë nga policia anti-mafioze e Italisë në lidhje me trafikimin e kanabisit dhe kontrabandën e armëve.
Tahiri mohon akuzat kundër tij. Ai u zëvendësua nga Fatmir Xhafaj, ndërkohë që ky I fundit e opërfundoi mandatin e tij pasi i vëllai Agron Xhafaj u burgos për shtatë vjet për trafik droge në Itali. Megjithëse nuk ka prova që Xhafaj kishte ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë në krimet e vëllait të tij, presioni politik brenda dhe jashtë vendit ka mundësuar që Rama ta lirojë nga detyra ministrin e tij.
Në 2017, Ermal Hoxha u burgos për 10 vjet pasi u zbulua se mori pjesë në një operacion për të trafikuar 120 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore. Megjithatë, Ermali nuk u ngjit nëpër rangjet kriminale nga lagjet e varfëra të Shqipërisë; ai është nipi i diktatorit komunist famëkeq të Shqipërisë Enver Hoxha, i cili drejtoi vendin për 41 vjet deri në vdekjen e tij më 1985.