Shqipëria në depresion, 70% e të rriturve e kanë përjetuar sëmundjen. –
Shqipëria në depresion, 70% e të rriturve e kanë përjetuar sëmundjen. –
28 janar 2019
Depresioni është një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqindja e popullsisë globale me depresion vlerësohet të jetë 4.4%.
Anketa e përbashkët e INSTAT dhe ISHP-së më 2018 gjeti se 60-70 për qind e të anketuarve gra dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Nga këto 13% e grave dhe 18 meshkujve të moshës 15-59 vjeç ishin shumë depresiv në këto javë.
Ekspertët e Shëndetit Publik pohojnë se diagnostikimi i depresionit si një çrregullim mendor kërkon shqyrtim të përpiktë profesional. Ekspertët kanë vënë re se çrregullimi i depresionit është nënraportuar për shkak të stigmës të lidhur me këtë gjendje.
Të dhënat e gjetura nga anketa në raport me diagnozat tregojnë se depresioni është një sëmundje e nëndiagnostikuar në vendin tonë.
Për të dyja gjinitë, depresioni rritet me moshën dhe është më i lartë në zonat rurale dhe më i ulët në kategorinë e personave me arsim të lartë.
Gjendja ekonomike është një faktor themelor që çon në depresion.
Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend.
Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga Monitor, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit.
Marrë me shkurtime nga Monitor.al