“Shqipëria në hartën e kuqe, në korrik diskutohet edhe buka”- Kryemadhi: – Qeveria të heqë një koncesion dhe të…
“Shqipëria në hartën e kuqe, në korrik diskutohet edhe buka”- Kryemadhi: – Qeveria të heqë një koncesion dhe të…
4 maji 2020
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se qeveria duhet të ngrejë një task-force me ekspertë të pavarur për të hartuar një plan kombëtar për ekonominë.
Zonja Kryemadhi tha se institucionet ndërkombëtare financiare e kanë përfshirë Shqipërinë në hartën e kuqe për rrezikun e kolapsit financiar.
Ajo tha se qeveria mund të heqë vetëm një koncesion për të kryer testimin e një pjesëtari të çdo familjeje.
“Një koncesion më pak i qeverisë dhe të testohet një person në familje dhe të mundësohej lëvizja e njerëzve. Sa i përket ekonomisë është shumë e vështirë. Patëm një lloj shprese nga konferenca e donatorëve. Ndoshta edhe pandemia ndikoi që një pjesë e donatorëve të tërhiqeshin. Edhe sot e kësaj dite familjet që kanë humbur shtëpitë jetojnë ende në çadër. Duhet një plan, pra një task force ekonomike pa parti politike.
Në qoftë se unë do kërkoj diçka do thoni hë se ti e thua se je në opozitë. Prandaj, kam tre vjet që them se duhet të jetë një vendim kombëtar. Në fund të ditës, po të shikoni edhe një hartë nga BB apo FMN, Shqipëria hyn tek zonat e kuqe ku pas muajit korrik hyn tek çështjet e bukës. Këtu janë një nga problemet e mëdha. Duhet të lëmë jashtë interesat tona politike. E vetmja gjë që kërkohet për mendimin tim”, theksoi Kryemadhi në “Open” në Top Channel.
Ajo deklaroi gjithashtu se qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e koronavirusit, duke shtuar se ky menaxhim është qesharak përmes Facebook-ut.
“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19. Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysëm pasdite. Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë. Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt.
Për mua i gjithë procesi ka qenë qesharak pasi është menaxhuar përmes Facebook. A mund të më thoni kush janë anëtarët e komitetit? Faktikisht duhet të jenë mjekë. E patë çfarë ndodhi në Senatin italian, kur komiteti përbëhej nga 500 mjekë tejet të njohur. Nëse ka një Komitet dhe një qeveri, mendoj se është më e ndershme që vendimet duhet të dalin në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Këtu tregohet edhe sa seriozisht menaxhohet kjo situatë. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të besojnë tek informacionet zyrtare”, shtoi ajo.
Gazeta Panorama