“Shqipëria në këmbë, kryeministri po helmon popullin”. –
“Shqipëria në këmbë, kryeministri po helmon popullin”. –
13 Maj 2019
Nga: Gazeta Shqip.
Sekretari I Përgjithshëm I LSI-së, Endrit Braimllari, në një deklaratë për mediat bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme.
Ai thekson se Rama po burgos njerëzit e thjeshtë dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Sipas tij, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë për faj të Edi Ramës.
“Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit.
Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.
Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.
Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!
Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis.
Populli e ka marrë vendimin e tij.
Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017”, deklaroi Brahimllari.