“Shqipëria, në kohë të errëta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, ja mesazhi që i përcolli
8 Tetor 2024
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).
Gjekmarkaj ka shprehur falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europës, ndërsa ka evidentuar shqetësimin e PD për rrezikun që, sipas tij i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e Opozitës.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pres Me Dr Gerhard Wahlers, Zevendes Sekretar i përgjithshëm i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideratën e ndjerë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europes!
Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetesimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë per rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhberjen e Opozites! I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!
Po kaq i shpreha vendosmerinë në emer të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit të burgosjeve politike! Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozites në burg dhe opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura në zgjedhje! I kerkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të behet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS institucion që mban emrin e themeluesit të Europes moderne Konrad Adenhauer perfaqeson! Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afer të ngjarjeve në Shqiperi! Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohe të errta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!