Shqipëria po falimenton, rrezikon të dalë në ankand ndërkombëtar!
Shqipëria po falimenton, rrezikon të dalë në ankand ndërkombëtar!
30/07/2020
Alarmi se Shqipëria po shkon drejt humnerës së falimentimit, duke përsëritur skenarin e Greqisë, e cila shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së madhe të Bashkimit Europian dhe veçanërisht Gjermanisë, po shfaqet ne analizat e Ekonomisteve dhe Politikaneve.
As amnistimi i parasë së zezë nuk na shpëton!
Vendi rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi. Borxhi publik i Shqipërisë rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto. Këtu nuk futen borxhet e fshehura!
Vëllai i vogël Kosova e ka borxhin 1.2 miliard, pra dhjetë herë më pak.
Maqedonia e Veriut 5 miliard, pra dy herë më pak. Por edhe 10 miliard nuk është shifra përfundimtare, sepse ajo nuk pasqyron borxhet e fshehura të pa kontabilizuara të tipit PPP.
Së shpejti nuk do të jemi në gjendje të paguajmë as interesat dhe jo më principalin. Dhe atëherë flluska do të plasë, sepse është bombë me sahat dhe kur të hapet shishja e shejtanit për bilancet reale, të mos habitemi kur ta shohim borxhin tonë sa i gjithë prodhimi bruto.
Kjo i ndodhi Greqisë, kur u hapën kartat..
Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë. Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar. Kjo do të thotë kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik.
Kush do ta nënshkruajë kapitullimin?
Kush do ta firmosë shitjen e vendit?”
Keshtu shkruan Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB
© SYRI.net