“Shqipëria u dogj për të larguar vëmendjen nga hashashi”
“Shqipëria u dogj për të larguar vëmendjen nga hashashi”
9 SHTATOR 2021
Zjarret e kësaj vere në Shqipëri, ku u dogjën mbi 300 hektarë pyje e shkurre, sipas gazetarit Artan Hoxha ishin të qëllimshme.
Duke folur në “Zona Zero” në Top News, Artan Hoxha deklaroi se qëllimi i zjarrvënies nuk ka qenë hapja e kullotave të reja, siç thuhet rëndom, por tërheqja e vëmendjes nga kultivimi i hashashit.
“Shqipëria sivjet u dogj nga zjarri. Keni parë ju që në sipërfaqet e djegura të jetë djegur hashash? Jo, sepse mali ku mbillet hashashi është i mbrojtur. Zjarri ndodh në anën tjetër, në malet e Tragjesit, ndërsa në anën tjetër ndodh krimi i vërtetë i pashqetësuar”, tha ai.
Hoxha thotë se zjarret tërhoqën vëmendjen e shtetit, policisë, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe të publikut, duke garantuar një periudhë të qetë për kultivuesit.
Gazeta Shqip