Nga  Elmas Bogdani
Pasuria: – Nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se ekzistojnë përgjime, të cilat tregojnë qartë korrupsionin e kupolës së Policisë së Shtetit dhe faktin se si drejtues të kësaj strukture dekonspirojnë operacione për kapjen e eksponentëve të krimit.

Dhe ky është me siguri momenti kur do të shohim që nuk goditet thjesht dhe vetëm ai polici që merr 1 mijë lek ryshfet, por kupola drejtuese që marrin mijëra euro në fund të muajit nga bota e krimit në mënyrë që ata të mos kenë shqetësime me ligjin. Duke nisur nga kjo situatë, gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e pasurisë për vitin 2022 të krerëve të policisë, drejtorëve e zyrtarëve të tjerë pranë ILDKP. Gazeta po publikon një pjesë të deklarimeve të tyre dhe bie në sy se ka shumë nga ata që kanë pasuri vërtet të lartë, ndërsa të tjerët rezultojnë me të ardhura të ulëta.

Si fillim po e nisim me pasurinë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Pasuria e Rrumbullakut

Muhamet Rrumbullaku mori postin si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022. Ai ka deklaruar në ILDKPI: Truall + Ndërtesë me sip 197.50 m2, vlera 5,000,000.00 lekë. Rrumbullaku rezulton dhe bashkëpronar i një ndërtese me sip 729.70 m2. Gjendje cash: 4,000.00 euro. Llogari bankare: 668,158.97 lekë. Gjithashtu Rrumbullaku ka të ardhura nga qiraja në vitin 2022 784,500.00 lekë. Të ardhurat e tij nga paga që nga momenti që filloi detyrën, në shtator dhe deri në dhjetor të vitit 2022 janë 523,143.00 lekë. Të ardhurat e tij nga Agjencia Mbikëqyrjes Policore përpara se të merrte postin si drejtor i Policisë janë 1,407,573.00 lekë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, disponon llogari bankare: 3,312.09 lekë. Të ardhura nga paga tek Prokuroria e Përgjithshme: 317,253.00 lekë. Ndërsa nga puna tek drejtoria e tatim paguesve: 249,938.00 lekë. Edhe djali i Rrumbullakut ka llogari bankare: 271,430.49 lekë, 5,000.00 euro. Huadhënie: -5,000.00 euro. Të ardhura nga paga te Kontrolli i Lartë i Shtetit: 930,882.00 lekë. Dieta dhe pagat nga Make Group:  370,000.00 lekë, 547,080.00 lekë. Ndërsa djali i tjetër i Rrumbullakut disponon llogari bankare me vlerë: 280,728.27 lekë dhe 16,126.69 euro.

Pasuria e Nallbatit

Neritan Nallbati, Drejtor Drejtorie në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Gjendje cash; 40,000.00 lekë, llogari bankare: 1,147,756.71 lekë, 474,155.55 lekë.

Të ardhura nga paga nga Fondacioni Konica për vitin 2022: 974,700.00 lekë. Të ardhura nga paga nga Policia e Shtetit: 1,737,472.00 lekë. Fitim nga një automjet i shitur në emër të bashkëshortes: 200,000.00 lekë. Gjendje cash e bashkëshortes së tij: 200,000.00 lekë. Llogari bankare: 141,850.68 lekë. Të ardhura nga paga: 1,056,760.66 lekë. Ndërsa vajzat e tij deklarojnë tek ILDKPI: Llogari bankare: 13,867.43 euro dhe 16,959.00 euro. Të ardhurat nga paga: 17,980.00 euro. Llogari bankare 1,711.70 euro dhe 745.31 euro.

Pasuria e Rebani Jaupit

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që nga data 20.10.2021. Ai ka deklaruar për vitin 2002 në ILDKPI:

Dy apartamente, 60 m2, 93 m2. Gjendje cash, 300,000.00 lekë. Dy llogari bankare, vlera: 614,500.68 lekë dhe 9,027.62 euro. Të ardhura nga qiraja për vitin 2022: 5,125.00 euro, 7,644.00 euro. Të ardhura nga paga: 1,649,626.00 lekë. Bashkëshortja e tij, gjendje cash: 300,000.00 lekë. Llogari bankare, 27,598.14 lekë. Të ardhurat nga paga për vitin 2022: 622,499.00 lekë.

Pasuria e Altin Qatos

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Altin Qato, ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Llogari bankare 2,634,777.00 lekë, Bono thesari: 2,900,000.00 lekë. Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari: 31,429.00 lekë. Të ardhura nga paga: 1,344,327.00 lekë.

Bashkëshortja e tij ka llogari bankare 21,355.32 lekë. Depozitë bankare: 514,641.62 lekë dhe 500,000.00 lekë. Të ardhurat e saj nga paga: 698,564.00 lekë.

Pasuria e Edmond Rizait

Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit. Ai ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022:  Përfitimin e 8,500.00 eurosh nga shitja e makinës. Gjendje cash: 12,500.00 euro. Llogari bankare: 150,124.00 lekë, 549.30 dhe 864.00 dollarë. Të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme: 8,500.00 euro. Të ardhura të tjera: 34,500.00 lekë. Të ardhura nga shpërblimet: 209,332.00 lekë.

Të ardhura nga paga: 165,084.00 lekë. Bashkëshortja e tij ka të ardhura nga paga: 691,852.00 lekë. Ndërsa djali i tij, gjendje cash: 2,500.00 euro. Llogari bankare: 1,880.00 euro.

Pasuria e Alban Dautajt

Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Fonde Investimi me vlerë 25,159.54 lekë. Të ardhurat e tij nga paga janë 1,263,346.00 lekë. Overdraft, data e fillimit: 20/08/2018, data e mbarimit: 20.08.2040, shuma totale: 250,000.00 lekë. Shuma e pashlyer nga kredia bankare, 3,634,061.00 lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar fonde investimi 4,000.00 lekë. Të ardhurat e saj nga paga: 1,068,534.00 lekë

Pasuria e Arben Joco

Arben Joco, Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022:  Makinë me vlerë 3,000.00. Llogari bankare: 51,194.00 lekë. Të ardhura nga paga: 1,334,003.00 lekë. Huamarrje: 1,000.00 euro. Bashkëshortja e tij, depozitë bankare: 660,210.00 lekë dhe 108,922.00 lekë. Të ardhurat e saj nga aktiviteti: 416,594.00 lekë. Vajza e tij, llogari bankare: 400.00 lekë, depozitë bankare, 55,500.00 lekë. Të ardhura nga paga, 314,845.00 lekë. Djali i tij, llogari bankare, 15,742.51 lekë.

Pasuria e Dhimitraq Ziu

Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Gjendje Cash: 30,000.00. Llogari bankare, 206,949.00 lekë. Të ardhura nga paga, 92,658.00 lekë. Të ardhura të tjera: 35,500.00 lekë. Të ardhura nga shpërblimet: 187,069.00 lekë. Të ardhura nga qeraja: 54,000.00 lekë dhe 30,000.00  lekë.  Të ardhura nga paga: 325,804.00 lekë. Bashkëshortja e tij deklaron: Llogari bankare 27,476.00 lekë. Depozitë bankare 408,508.00 lekë. Fonde investimi me vlerë 315.00 lekë. Të ardhura nga Dieta 55,000.00 lekë. Të ardhura nga paga, 170,351.00 lekë. Djali i tij, si bashkëpronar i një automjeti me vlerë 842,000.00 lekë.  Llogari bankare 119,050.00 lekë, 168,401.00 lekë dhe 23,751.00 lekë. Të ardhura të tjera: 183,200.00 lekë. Të ardhura nga paga: 119,880.00 lekë. Kredi bankare, 4,352,263.00 lekë. Vajza e tij: Llogari bankare 23,586.00 lekë. Të ardhura nga paga: 90,576.00 lekë.

Pasuria e Edmond Sulajt

Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022:  Të ardhura nga paga, 1,714,874.00 lekë. Ndërsa bashkëshortja e tij deklaron, llogari bankare: 121.90 USD, 180,151.16 lekë, 37,901.47 lekë, depozitë bankare, 398,344.08 lekë. Të ardhura nga paga, 1,123,213.00 lekë. Vajza e tij deklaron: Llogari bankare, 66,440.00 lekë.

Pasuria e Fatmir Hoxhës

Fatmir Hoxha, drejtori i Kufir-Migracionit në Korçë ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Gjendje cash, 600,000.00 lekë. Llogari bankare, 606,955.63 lekë. Të ardhura nga paga: 1,392,910.00 lekë.  Bashkëshortja e tij deklaron, llogari bankare: 1,520,061.88 lekë. Të ardhura nga paga, 900,012.00 lekë. Vajza e tij deklaron: 4,900.00 euro. Të ardhura nga paga 2,589,741.00 lekë.

Pasuria e Gramos Sakos

Gramos Sako, komandanti i Gardës së Republikës, ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Llogari bankare, 542,101.96 lekë dhe 2,300,360.00 lekë. Fonde investimi 3,000,000.00 lekë. Të ardhura nga paga, 1,775,395.00 lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar, llogari bankare, 1,800.00 lekë dhe 293,208.00 lekë. Të ardhurat nga aktiviteti sipërmarrës, 538,196.00 lekë, 2,236,452.00 lekë dhe të ardhura nga paga, 369,408.00 lekë. Detyrim ndaj te tretëve, 63,000.00 euro. Vajza e tij ka deklaruar, llogari bankare: 29.53 euro, 75,564.63 lekë, 14.23  euro dhe 1,568.29 euro. Të ardhurat e saj nga paga, 222,816.00 lekë. Po ashtu dhe vajza tjetër deklaron llogari bankare, 95,079.20 lekë. Të ardhurat e saj nga paga, 222,816.00 lekë.

Pasuria e Gentian Ndoit

Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH. Për vitin 2022 ai ka deklaruar në ILDKPI: Llogari bankare, 89,738.00 lekë. Të ardhura nga paga: 96,165.00 lekë.

Pasuria e Ilir Prodës

Ilir Proda, drejtori i policisë së Elbasanit ka deklaruar në ILDKPI: Apartament, 119.80 m2, vlera e pasurisë 7,000,000.00 lekë. Burimi i Krijimit: hua, shuma: 52,000.00 euro. Apartament, 52.90 m2, shuma, 250.000.00 lekë. Llogari bankare 469,670.32 lekë. Kriptomonedha, vlera e investuar 1,000.00 euro. Të ardhura nga paga 228,392.00 lekë. Overdraft shuma totale: 150,000.00 lekë. Huamarrje, 52,000.00 euro. Kredi bankare 3,390,000.00. Bashkëshortja e tij deklaron, llogari bankare 24,095.00 lekë, 5,129.00 lekë. Të ardhura nga qeraja 01/01/2023, 07/03/2023, 44,000.00 lekë. Të ardhura nga paga, 99,506.00 lekë.

Pasuria e Thodhori Gravani

Drejtues i Parë Thodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022: Llogari bankare, 36,351.00 lekë, 883,724.00 lekë. Të ardhura nga paga 1,282,082.00 lekë. Kredi bankare:  Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 1,415,920.00 lekë.Shuma e pashlyer: 1,934,546.00 lekë. Bashkëshortja e tij deklaron llogari bankare, 5,603.00 lekë. Të ardhurat e saj nga paga:  779,144.00 lekë. Djali i tij deklaron, të ardhura nga paga 722,856.00 lekë.

Pasuria e Vilma Ibrahimi

Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka deklaruar në ILDKPI për vitin 2022:  Llogari bankare, 24,376.00 lekë. Burimi i Krijimit: Kursime,Shuma: 984.00 lekë. Të ardhura të tjera, 34,500.00 lekë.

Pasuria e Hamdri Fjorës

Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka deklaruar për vitin 2022 në ILDKPI:  Gjendje cash 200,000.00 lekë.  Llogari bankare 49,842.80 lekë. Të ardhura nga paga 1,401,515.00 lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar:  Llogari bankare 606,628.78 lekë. Të ardhurat e saj nga paga 491,532.00 lekë. Djali i tij ka deklaruar: Llogari bankare 1,639.97 dollarë. Të ardhura nga paga 3,020.82 dollarë.

Gazeta Sot