Shqipërisë i duhen 48 vite të futet në BE. – Deklarata e zyrtares së Parlamentit Evropian
13 Nentor 2023
Federica Woelk, asistente e Parlamentit Evropian ka publikuar një hartë me vitet që mund t’i duhen Shqipërisë dhe pesë vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Sipas progresionit të publikuar nga zyrtarja evropiane, Shqipëria do të anëtarësohet pas 48 vitesh në Bashkimin Evropian, më vonë se të gjitha shtetet e tjera, përveç Kosovës dhe Bosnjës.
Mali i Zi parashikohet të bëhet anëtarë me të drejta të plota i unionit pas 38 vitesh, Maqedonia e Veriut pas 40 viotesh dhe Serbia po për të njëjtën periudhë, pra 40 vite. Vendi i katërt është Shqipëria me 48 vite dhe më pas Kosova dhe Bosnja, respektivisht 62 dhe 68 vite.
“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. Zgjerim”, shkruan Federica Woelk, asistentja e Parlamentit Evropian në llogarinë e saj në X, ish-Twitter.