Shqipërisë i duhet një komb i bashkuar, jo principata shqiptare
26 Shtator 2024
Shqipëria, ka nevojë për një shtet Komb, ku të bashkohet me Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe të Çamërisë. Alarmi, për dominim gjeopolitik nga Rusia, Kina dhe SHBA në Ballkanin Perëndimor, ka rritur dhe tensionet në rajon. Në veri të Kosovës, Vuçiç, provokon vazhdimisht dhe është gati të nis një konflikt, ose të provokojë për të marrë ato që kërkon, ndonëse i pasigurt nga ajo që i ndodh?!.
Druhem, se Vuçiç me një luftë të re do e shoh Serbinë më të vogël, se fundja sllavet erdhën në Ballkan dhe gjetën shqiptarët, dhe kjo do të ndodh, sa do larg të shkojë, shqiptarë janë populli autokton në Ballkan dhe do jenë dominant. Jo më kot i ndanë, në çdo kufi ndahen me njëri-tjetrin.
Edhe Maqedonia e Veriut është bërë shtet se ishin shqiptarët dhe territoret e tyre në këtë trevë, sepse ata janë një shtet i shpikur nga bolshevizmi ruso-jugosllave dhe normalisht nuk duhet të eksitojnë si shtet, sepse shqiptarët duhet t’i bashkohen Shqipërisë, Kombit shqiptar?!
Lufta, nxitëse në rajon po i bënë shqiptarët faktor politik, po i bënë një Komb në vëllazërinë e tyre etni tare, ku kanë një gjuhë, një flamur, një trashëgimi të përbashkët të pemës së tyre gjenetike. Kur Ilirët i shpallën luftë Romës, sllave shqyheshin me njëri-tjetri maleve, ende nuk ishin ardhur në trevat tona. E, që kur mbërritën, rajoni u përgjak e mbetën në përgjakje e sipër duke sjellë primitivizmin në botën evropiane. Rusia mbetën një e keqe që i është veshur botës si hije dhe në Ballkanin Perëndimor po investon që ky rajon mos të jetë pjesë e BE-së dhe SHBA-së, sepse përdor jo vetëm parat por dhe fenë, kulturën ndryshe, dhe nacionalizmin për ta djegur e kthyer pas me synimin për ta dominuar.
Rusët janë dominant në politikën ballkanike, ata sundojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe ata po përpiqen të mbajnë në këmbë trashëgimin e regjimeve diktatoriale, lidhjet e vjetra me Rusinë dhe stalinismin. Edhe Shqipëria mbetet në këtë fatalitet politik, ku aktet juridike i ka me perëndimin dhe shpirtin me Rusinë. Stalinistët e rinj në Shqipëri po përpiqen të provokojnë konflikte politike, fetare dhe sociale ta paraqitur rajonin në prag luftë, e prandaj dhe çmenduria politikë e bolshevizmit të Tiranës kërkon principata në Shqipëri në vend të bashkimit të shqiptarëve.
Nga Ilir Vata