Shqiponja e Skenderbeut e zbuluar ne Rodon, embleme e Flamurit Kombetar.

Nga: Jaho Brahaj

Nga kerkimet e kryera mbi fortesën e Skenderbeut ne Rodonit para viteve ’90 na është dhënë dhe përshkrimi i rrënojave të kësaj kishe, e me gjendjen në të cilën ishte rrenoja deri ne  vitit 1994.


Me kujdesin dhe interesin i At Zef Pëllumbit, që i nisur nga gjurmët e afreskave në muret e kësaj faltorje të vjetër e quan në zbulimin e kësaj shqiponje. Deri më sot është zbuluar vetëm një siperfaqe e vogël e këtij afresku që falë natyrës dhe punës me mjete cilësore të realizuar para pesë shekujsh ajo u ruajtë.

Shqiponja është në afreskun e realizuar në brezin e poshtëm të faqes së harkuar të murit të absidës. Në krahun e majtë të shqiponjës dallohet figura e një kalorsi e majtas e djathtas këtyre janë edhe shenjat e pazbuluara plotësishtë, siç duket edhe të dy shqiponjave të tjera. Këto do dallohen e të studiohen pasi të pastrohet afresku tërësishtë.

Shqiponja është e pikturuar me ngjyrë të kuqe të hapur mbi suva të bardhë dhe në disa pjesë na ka arritur e dëmtuar, por që dallohet qartë se është me dy kokë. Pasqyrimi tek fotografija që po botojmë është e bërë me objektiv nga e djathta e sajë, kështu që na përfytyron një zmadhim nga ky krah, por ajo në të dy krahët është simetrike. Fiksimi fotografik në këtë pozicion u bë, sepse trualli deri lart është i mbushur me mbeturina ndertimi e dhera dhe ato nuk pastrohen, për ta ruajtur monumentin nga lagështira e tëpërt e shirave të stinës së dimrit. Sipas mendimit të studiuesit të artit mesjetar Mustafa Arapi afresku është veper e një piktori profesionist, mjafton të shohësh vizatimin e kthetrave dhe kuptohet që është frut i një dore të shkathët të një piktori me përvojë. Kjo bie në sy edhe nga vrojtimi i figurës së kalorsit që sot për vetë fazën e zbulimit të afreskut nuk ka një gjykim se kujt figure historike ose religjioze i kushtohet.

Nuk na është ruajtur nga shekulli 15 asnjë flamur kombëtar relike, që ta njohim deri më sot dhe as një vizatim autentik i shqiponjës së tij, që është shqiponja e Kastriotëve.

Studiuesit kanë konkluduar se shqiponja e flamurit kombëtarë na u ruajtë në vizatimet e krijuara sipas shembëlltyrës së sajë e shijeve estetiko-emocionale që ruante e krijonte tradita shqiptare. Kjo është dhe rezultat i ndryshimit që kanë shqiponjat e ruajtura nga pasardhësit e derës së Kastriotëve. Forma e vizatimit të shqiponjës së gdhendur në emblemën mbi varrin e Konstandin Kastriotit nuk është identike me trajtën e gravuar në një liber uratash që i kushtohet një pasardhësi tjetër të Skenderbeut, as me shqiponjat e gdhendura mbi varret e dy nipave të tjerë të heroit tonë që i njohim e ruhen në Itali, as me shqiponjën e emblemës së nipit tjetër i njohur në histori me emrin Skenderbeu i Ri, emblemë që ruhet e vizatuar me ngjyra në dorëshkrim në bibliotekën Marciana në 

Venecie. Më e afërt është Shqiponja e vulës së Skenderbeut, por dhe kjo jo identike për arsyet që i thamë më lartë. Shqiponja dykrenare e flamurit tonë kombëtar është vizatuar sipas këtyre shqiponjave e që nga shekulli 15 pati nw vazhdimwsi ndryshime nga ajo që u pranua e u vendos në Flamurin e Arbërve me 2 mars 1444.
Ja vlen të themi dhe dy fjalë për monumentin që Donika Kastrioti i ngriti nipit të sajë, K. Kastriotit në varrezat e kishës Santa Maria La Nova në Napoli. Emblemën e gdhendur në dy anët e monumentit mortor e ka botuar studiuesi italian Padilione në vitin 1870 dhe më vonë arbëreshi Z. Skiroi në Palermo në vitin 1904. Pothuajse të gjithë studiuesit shqiptarë i drejtoheshin kësaj shqiponje dhe shpesh herë ka krijuar dhe keqinterpretime per kurorat që ka sipër dy kokave, deri sa më 1967 u bë e njohur nga Dh. Pilika dhe shqiponja e vulës së Skenderbeut. Në një botim shkencor heraldik të vitit 1926, studiuesit italian emblemën heraldike të monumentit të K. Kastriotit e kanë klasifikuar si emblemë të një pasardhësi të derës së Skenderbeut. Tashi që u njoh shqiponja e Kastriotëve pa kurora mbi dy krerët rikonfirmon atë që Prof. Dhimitër Pilika ka shkruar, se kurorat janë shtesa të pasardhësve të Kastriotasve në dheun e huaj, por na hap dhe një dritare për ta kufizuar dhe datën kur është realizuar afresku më shqiponjën Kastriotase të Shnandout të Rodonit.

Një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit.

 Ne shkurt 2014 specialistët e trashëgimisë Kulturore, njëkohësisht anëtarë të “Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë” denoncojnë një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit, ku është shkulur një basoreliev disa-shekullor që ata e identifikojnë me krye-engjëllin Mikael (Mikel / Mëhill), ose sikurse thotë historiani Ulqini një objekt pagan. Redoni ilir zinte një hapësirë shumë më të gjerë në bregun lindor të Adriatikut se sa territoret e qytetit të Durrësit.

Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqipetar”.

Fragment nga Monografia “Flamuri i Kombit Shqipetar” i autorit Jaho Brahaj.