Shqiptarët braktisin vendin/ Rama i kërkon deputetët në “Facebook”
18 Mars 2024
Shqipëria po përballet me një braktisje masive gjithmonë e më shumë.
Dy nga arsyet e largimit të shqiptarëve janë gjendja e dobët ekonomike dhe korrupsioni, sipas një raporti të fundit të BERZH-it.
Por ndërkohë që kriza e largimit nuk po ndalet, kryeministri Edi Rama e ka mendjen vetëm të propagandojë.
Rama u ka kërkuar disa herë deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve që të jenë më aktivë në rrjetet sociale.
Ai ka kritikuar disa herë të vetët në mbledhjet e Asambleve të PS-së. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mëngjesin e sotëm në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS-së.
Kreu i qeverisë ka kërkuar llogari për reklamimin e punës së qeverisë në “Facebook”, “Instagram” dhe rrjetet e tjera sociale.
Kjo tregon se Rama më shumë sesa te shqiptarët e ka mendjen te propaganda, që më shumë sesa realitetin, fryn punën e qeverisë.
Rama ka si synim që të tregojë një realitet ndryshe nga ai i vërteti, por është fakt se shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë dhe emigrimin e largimin nga vendi e shikojnë si një zgjidhje.
E trishtë është se përveç rinisë, nga vendoi po largohet edhe “truri” i profesionistëve./ CNA