Shqiptarët duan të ikin, me të gjitha mënyrat: thote Policia. –
Shqiptarët duan të ikin nga Shqipëria! Të paktën në këtë përfundim arrin me të dhënat e reja të publikuara nga policia.
Për dy muaj, nga fillimi i janarit deri në shkurt policia thotë se, 3307 qytetarë nuk janë lejuar që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për shkak të mosplotësimit të kushteve drejt vendeve të Shengen.
Nga këta, 246 janë të mitur. Në bashkëpunim me FRONTEX, sipas policisë janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer.
Po ashtu janë riatdhesuar 21 të mitur, ndërsa janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë 45 persona janë proceduar, pasi kanë përdor dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Nga: Gazeta Shqiptare.