Shqiptarët e Britanisë e presin Edi Ramën me protestë në Londër: Rama IK!

13 Nentor, 2019

Disa shqiptarë në Britani e kanë pritur kryeministrin Edi Rama me protestë, në hotelin ku ai po mban fjalën e tij për Konferencën Globale të Nënshtetësië.

Në krye të protestës ka qenë krytari i Degës së Partisë Demokratike në MB, Naim Hasani.

TPZ.al raportoi se Rama do të flasë në Konferencën Globale të Nënshtetësisë, të organizuar nga Henley & Partners, një firmë që merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësë, pra pajisjen e këtyre personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta.

Shqiptarët e Britanisë e presin Edi Ramën me protestë në Londër: Rama IK!

Është e paqartë nëse qeveria shqiptare po mendon të adoptojë një program për shitjen e pasaportave shqiptare për të pasurit, në këmbim të investimeve, por kryeministri Edi Rama po merr pjesë në këtë konferencë dhe qeveria shqiptare është gjithashtu e listuar në faqen zyrtare të këtij eventi, si partnere e konferencës, sëbashku me qeveritë e Malajzisë, Maltës, Malit të Zi dhe St. Lucias.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do të adoptojë një program për shitjen e pasaportave, praktikë kjo e kritikuar gjerësisht nga Komisioni Europian, për shkak të  shqetësimeve lidhur me sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Tre vende të Bashkimit Europian që operojnë këto skema, janë Bullgaria, Qipro dhe Malta./TPZ.al/