Shqiptarët e Luginës së Preshevës sigurojnë 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë

22 QERSHOR 2020

Në Serbi, ditën e djeshme janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve paraprake, Partia e presidentit Aleksandër Vuçiç është shpallur fituese.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se, Vuçiç ka fituar 63,35% të votave.

Po sipas rezultateve paraprake, Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, ka siguruar tre vende në Parlamentin e Serbisë.

Ndërkohë pritet të dalë rezultati përfundimtar, ku shpresohet që numri i deputetëve shqiptarë të shkojë në 4./

E.B-dritare.net