Shqiptarët që kanë zgjedhur sundimin nga një parti e vetme, të mos harrojnë të mendojnë se “fajin e ka Saliu, Luli dhe veçanërisht Iliri…”
Shqiptarët që kanë zgjedhur sundimin nga një parti e vetme, të mos harrojnë të mendojnë se “fajin e ka Saliu, Luli dhe veçanërisht Iliri…”
10 maji 2021
“Rrëshqitje politike e frikshme”, Manjani nxjerr prapaskenat e zgjedhjeve të 25 prillit dhe ka një paralajmërim: Pak e hidhur!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me rezultatin e zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi i plotë:
Pak e hidhur…
———
Dmth, pavarësisht debatit mbi lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve, fakt është që 760 000 e kusur shqiptarë kanë vendosur që në Shqipëri të vijojë sundimi monist.
Këtë fakt nuk mund ta mohojmë!
Janë më të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur sundimin nga një parti e vetme, sesa ata që vendosën të drejtohen nga një koalicion partish.
Janë më të shumtë shqiptarët që nuk mendojnë se vendi ka nevojë për demokraci pluraliste; ekonomi tregu konkurruese; shtet jo politik; qeveri që ndëshkohet nga skandalet dhe korrupsioni i lartë; pasuri publike të mirëmenaxhuar; borxh publik të kontrolluar; ndaljen e shpopullimit dhe largimi nga Europa është gjë e keqe…
Kjo është struktura e mendimit politik në Shqipërinë e sotme.
Në këto kushte duhet të përpiqemi të kuptojmë arsyet e vërteta që kësaj rrëshqitje politike të frikshme të shoqërisë. Nuk mund të injorohet ky fakt.
Çdo spjegim tjetër që anashkalon këtë të vërtetë ngjan si ngushëllim, jo si analizë e plotë politike e sociale në vend.
******
Ndërkohë, ndjesë për cinizmin, por disa prej atyre 760 000 vetëve duhet të:
Te shëmbin vetë shtëpinë e palegalizuar ende.
Te dorëzojnë çelësat e punës elektorale që fituan me kontratë.
Te kthejnë mbrapsht pagat e ngritura për fushatë…
Te presin votimet e tjera për të marrë këstet e qerave si bonus.
Te bien dakord vetë me grafik se cili kanabist do bëjë burg për nevojat e politikes.
Te presin pak për faturat e pashlyera, sa të paguhet Bechetti që të mund të marrë shteti ndonjë lek borxh…
Te pranojnë lacat dhe të fortët si patronazhistë dhe jo vetëm…
Te mos kërkojnë më favore deri për votimet e ardhshme.
Duhen kthyer favoret elektorale se mbaruan votimet. Kur t’i kthejnë duhet të mos harrojnë të mendojnë se “fajin e ka Saliu, Luli dhe veçanërisht Iliri…”
Ndërsa vendi duhet të bjerë squk përpara keqqeverisjes, sepse kështu vendosi shumica.