Kengetari Serb me Lahute

SHQIPTARET SI GJITHMONE te  VONUAR.

Serbia e futë në UNESCO këndimin e shoqëruar me lahutë. –

Nëntor 29, 2018.

Në listën e UNESCO-s për mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë së paprekshme janë futur edhe 21 elemente të reja.

Kengetari Serb me Lahute

Në mesin e kësaj liste është edhe këndimi me lahutë nga trevat e Serbisë. Shoqërimi me këngë në performimin me lahutë (gusle) është tanimë pjesë e mbrojtur nga UNESCO. Sipas UNESCO-s, performimi me këngë dhe lahutë është i një rëndësie historike dhe kësisoj duhet mbrojtur e promovuar.

Serbia në fakt ka lobuar shumë që ta fusë lahutën e saj në këtë listë. Në Serbi disa organizata janë bashkuar në Unionin e Lahutarëve të Serbisë dhe kanë organizuar disa festival të Lahutës në Serbi, shkruan KultPlus.

Këndimi i shoqëruar me lahutë cilësohet si një mënyrë e shprehjes së identitetit kulturor.

Përhapja gjeografike e Lahutës në vendin përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Lahutën e shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Përsa i përket prejardhjes së këtij instrumenti K. Tagliavini e nxjerr nga arabisthja el’ ud që do të thotë vegël druri.

Zakonisht këngët me lahutë këndohen në nderim të heronjve, ngjarjeve të së kaluarës, legjendave dhe më rrallë ato janë balada apo këngë humoristike.

Nga: / KultPlus.com

Kengetari Serb me Lahute