Shtatë humbje jete nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: – Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë
Shtatë humbje jete nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: – Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë
15Nentor 2021
Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki: 107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: – tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.