”Shtatori do jetë i zjarrtë me drejtësinë dhe qeverinë”, Hoxha bën deklaratën e fortë: Do ketë edhe…
4 Qershor 2024
Shef organizimi i Diasporës në PD, Indrit Hoxha i ftuar në një emision televiziv u shpreh se shtatori do jetë shumë i zjarrtë me drejtësinë dhe me qeverinë dhe se RAI ka edhe dy emisione të tjera për të shfaqur në lidhje me investigimin për Shqipërinë.
Hoxha: Unë mendoj se gjëja më e mirë që Rama ka bërë është ajo intervista që ka bërë me gazetarin Italian.
Sepse ky është një emision që do të kthehet në një telenovelë dhe nuk mbaron me kaq.
Janë dhënë dy pjesët e para dhe në dijeninë time janë edhe dy sekuenca, dy emisione të tjera për tu shfaqur nga televizioni RAI.Shtatori do jetë shumë i zjarrtë me drejtësinë dhe me qeverinë.
Në dijeninë time është një investigim në lidhje me marrëveshjen dhe kjo është arsyeja pse kryeministrja e Italisë vjen nesër.
Ndërkohë që kryeministrja e Italisë vjen nesër këtu, sekretari i përgjithshëm dhe nën kryetari i Kuvendit kanë qenë të ftuar nga Forza Italia në parlamentin Italian.