Shtatorja e Idriz Sulit, veper e Murat Gerajt.
Shtatorja e Idriz Sulit e gdhendur ne dru, është një vepër e madhe arti dhe një simbol i rralle i historise dhe kultures kombëtare. Skulptori Murat Keraj gdhendi për këtë vepër trupin e trungut të një rrapi historik që ka qëndruar aty për rreth 500-600 vjet në qendër të fshatit si simbol i qendresës dhe kuvendeve te fshatit dhe krahines.
Ndodhet në qendër të fshati Zhulat në Komunën Cepo të Gjirokastrës. shtatorja e luftëtarit dhe mendimtarit zhulatas Idriz Suli, pasardhës i priftit iluminist Papa Zhuli të Zhulatit, është gdhëndur nga skulptori bir i ketij fashat Murat Keraj.
Rrapi ne mes te fshatit Zhulat ishte simbol i bashkimit, bashkëjetesës dhe i vlerave të një komuniteti të lashtë, por që fatkeqësisht ky rrap kishte disa vjet që ishte tharë plotësisht.
Shtatorja ka permasat 4,5 metra e lartë dhe rreth 2 metra e gjerë. Ndonëse në një pozicion të ulur sipër një “guri”, në shtatin e tij dallohen qartë veshjet tradicionale labe, fustanella, qylafi i bardhë, jeleku i qendisur me motive tradicionale, brezi me kobure, kallcat dhe opingat e zbukuruara të labit.
Foto: J. Brahaj