Shtëpi, makina e pemë të rrëzuara. Çfarë la pas stuhia e korrikut. –
Shtëpi, makina e pemë të rrëzuara. Çfarë la pas stuhia e korrikut. –
Korrik 2018
Shtëpi të shembura, pemë të rrëzuara, makina që kanë përfunduar në kanal, rrugë të mbuluara nga balta, e gjithçka tjetër ka ndodhur sot në të gjithë vendin.
Shkak është bërë ndryshimi i menjëhershëm i motit, i cili i ngjason më shumë një dite dimri se sa muajit korrik.
Banorët e zonës së Goskovës në Korçë kanë pësuar dëmtime të mëdha nga shiu i rënë pasditen e sotme. Jo vetëm shtëpitë e tyre dhe makinat, por dëmtime edhe më të mëdha kanë pësuar të mbjellat.
Ndërkohë stuhitë e erës kanë shkatërruar plazhet e Vlorës duke ngritur në ajër çadrat dhe shezlonët. Kryesisht probleme janë shfaqur në zonën e Lungomares dhe Oriukum.
Ndërsa në Fier raportohet për pemë të thyera dhe disa depozita uji që janë rrëzuar nga tarracat e pallateve.
Teksa reshjet e dendura që ranë për mëse 2 orë në Shkodër përmbytën edhe spitalin e qytetit, gjendja nuk paraqitet aspak e mirë edhe në Durrës, ku janë përmbytur rrugët dhe makinat janë detyruar që të “notojnë”.
Mungesa e kanalizimeve në shumë rrugë të qytetit, bën që Durrësi të pluskojë në ujë sa herë që ka reshje, ndërsa qytetarët si gjithmonë shprehen të irrituar për këtë gjendje.
Temperaturat gjithashtu kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas Metoalb parashikohet një përmirësim i gjendjes në orët e pasdites dhe flitet për një rikthim të tyre ditën e nesërme.
l.h/ dita