Shtëpia Monument Kulture e Pashko Vasës drejt degradimit total. – Shteti nuk mbron monumentin e Kulturës
Shtëpia Monument Kulture e Pashko Vasës drejt degradimit total. – Shteti nuk mbron monumentin e Kulturës
24 Mars 2022
“Në 2018 është bërë një investim dhe është punuar në mënyrën më skandaloze, prandaj çatia ka pikuar dhe vjen degradimi i shtëpisë”, tha trashëgimtarja e shtëpisë.
Është ky mbishkrimi që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e kujtdo që kalon përpara shtëpisë së një prej rilindasve më të spikatur të Shqipërisë, Pashko Vasës.
Ka qenë nusja e kësaj shtëpie, e cila këtë parashtesë ja ka vënë jo pa qëllim.
Banesa karakteristike që shërbeu si degë e lidhjes së Prizrenit, e që mban mbi supe 300 vite, një ndër më të vjetrat dhe të rrallat në Shkodër po degradon çdo ditë.
Në 19 Mars të këtij viti pati shkarjet e radhës të suvasë, ndërsa këtë situatë Rajmonda Vasa e parapriu me 2 shkresa dërguar ministrisë së kulturës dhe institucioneve të varësisë.
Rajmonda Vasa: “Me gjithëse unë kam bërë kërkesa, në ministrinë ë Kulturës që në shkurt të vitit 2021, pastaj në nëntor të 2021. I kam bërë kërkesë për emergjencë se kjo shtëpi po degradon çdo ditë e më shumë. Është sipërfaqe e madhe, ka problem çatia dhe për këtë problem. Në datën 19 të këtij muaj tek dhoma më e madhe, më e bukur, me oxhak ka rënë pjesa e suvasë. Është neglizhenca e institucioneve.”
Dy ndërhyrje janë kryer në këtë banesë, në 1977 dhe 2013, e kjo e fundit më shumë sa për statistikë, sesa për rezultatet që pati.
“Në 2018 është bërë një investim dhe është punuar në mënyrën më skandaloze, prandaj çatia ka pikuar dhe vjen degradimi i shtëpisë”, tha trashëgimtarja e shtëpisë.
Nga Bepin Kolvata