Shtëpitë për qytetarët apo për Veliajn?! – 3 muaj pas inagurimit, banesat për të dëmtuarit e tërmetit në Baldushk janë bosh
9 Prill 2023
Banorët e Baldushkut që humbën shtëpitë nga termeti i 26 nëntorit do të futeshin në banesa të reja brenda vitit të ri. Por tre muaj pas deklaratave të kryebashkiakut zona është bosh e duket që ende nuk kanë përfunduar të gjitha punimet pasi tubacionet e ujit ende nuk janë vënë në funksion. Sakaq ende nuk ka një sqarim se cfarë ndodhi me premtimin e Veliajt dhe pse banorët ende nuk kanë hyrë në shtëpitë e reja.
Më këngë dhe valle më 19 dhjetor të 2022 kryebashkiaku i Tiranës i shoqëruar nga Kryeministri Rama ishin në Baldushk të Tiranës.
Banorëve në fshatin Mustafakoc ju premtua në atë kohë se do të hynin në shtëpitë e rindërtuara brenda vitit të ri.
Por për cilin Vit të Ri e kanë pasur fjalën? Tre muaj pas inagurimit ne ndodhemi në zonë për të parë a janë futur banorët brenda.
Erion Veliajt i ka shërbyer ky vend për të përmbushur propagandën e tij për rindërtimin, një proces ky që për këto banesa ende nuk është përfunduar, kjo dhe për shkak se tubacionet dhe instalimet e rrjetit të ujit të pijshëm nuk janë vënë në funskion.
Kjo është situata, këtu nuk ka asnjë familje brenda e ndaj ju takon juve të besoni kë të doni.
Nga Sonila Musai. Tv Ora