Nga Pirro Prifti

Nuk është për t’u habitur që një koment i tillë e paraqet projektin për Shtetin Bektashi si një “Vatikani Islamik” në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit për të realizuar një shtet brenda shtetit, qoftë ai edhe në teori, bie në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës shqiptare, e cila për këtë problem ka katër nene që e kundërshtojnë këtë veprim në mënyrë të qartë:

Neni 1 – Republika e Shqipërisë është shtet unitardhe i pandashëm.

Neni 3 – Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, sidhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka detyrën t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

Neni 10 – Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjëanshëm në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirat e secilit dhe të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësinë dhe administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa kohë nuk cënohen interesat e të tjerëve.
Pra, për të realizuar një shtet të tillë utopik, duhet një marrëveshje që ratifikohet në Kuvend. Problemi i parë që lind: Përse i duhet Shqipërisë një ministret fetar? Përgjigja është se Shqipërisë nuk i duhet fare një budallallëk i tillë anti-kushtetues, sepse sipas Kushtetutës, institucionet fetare kanë pavarësi administrative përderisa nuk cënohen interesat e të tjerëve dhe janë persona juridikë.

Ndoshta ky “Vatikani Islamik” i duhet ndonjë grupi tjetër politik të rëndësishëm jashtë vendit për të arritur qëllimet e veta për të çuar përpara qëndrën fetar të Mekës, Sunisë apo të Kerbalas, që nxitin radikalizëm dhe rrezik për ta.

Problemi i dytë: Shqipëria dëmohet apo përfiton nga krijimi i një shteti të tillë anti-kushtetues?

Përgjigja është se Shqipëria dëmohet, sepse: E para shkelet Kushtetuta,
E dyta, ky shtet mund të bëhet burim i konflikteve fetare brenda komunitetit mysliman suni, dhe mund të kërkohet edhe një shtet fetar, që nesër mund të radikalizohet,
E treta, ky shtet mund të bëhet burim konflikti etnik midis minoriteteve, sepse do të jetë një gozhdë e Nastradinit që ngulhet në trupin e Shqipërisë me plot gozhda fetare dhe etnike, për shkak të miopisë së qeverisjeve të kaluarat dhe të tashme.

Problemi i tretë është se si do ta përjetojnë atdhetarët, patriotët shqiptarë dhe njerëzit e thjeshtë brenda dhe jashtë vendit këtë marrëzi politike dhe anti-kushtetuese? Përgjigja është se do ta përjetojnë të indinjuar dhe të zhgënjyer nga ky plotësim i politikave të dhëna nga politika jashtë Shqipërisë.

Problemi i katërt: Si do ta presin fqinjët tanë të jugut dhe të veriut këtë hap të papjekur të politikës shqiptare? Përgjigja është se politikat fqinjë do ta presin, ashtu siç priti Menelau, me gjithë gëzim, kur u dorëzua pa kushte Helena, ashtu me rrobat e grisura, të lodhur dhe të dërrmuar nga vuajtjet pas Rënies së Trojës.

Problemi i fundit është se kush do të përfitojë nga një shtet i tillë, tip “Vatikani Islamik”, brenda kufijve të Shqipërisë? Mendoj se ky shtet do të bëhet një lavatriçe për pastrimin e parave, një vend i sigurt për shkelësit e ligjit brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe do të mundësojë copëtimin e Shqipërisë në një rast kur konfliktet etno-fetare mund të shpërthejnë, dhe politikët fqinjë do të nxiten për të ndihmuar këto konflikte, që me shumë mundësi do të krijonin ndarje si në veri të Shqipërisë, ndoshta në forma të reja, si republika të tjera, si ajo e Mirditës apo Korçës, apo ndonjë republikë tjetër, e cila mund të shkojë në duar të Ali Babës dhe shpellarëve të tij. Për këtë arsye, mendoj se është e domosdoshme që përballë paraqitjes të këtij shteti, të heqim velon e mbuluar me propagandën e parajsës islame me 700 virgjëresha, dhe Kuvendi shqiptar duhet të heqë vellon dhe të shohë se prapa saj do të jetë patjetër ndonjë mik i Ali Babës me mjekrën e prerë, tip Ahmed al-Sharaai të Sirisë, i cili do të ketë qëllime të ardhshme, sigurisht anti-kushtetuese. Prandaj, kujdes, parandalimi është më i mirë se kurimi.

Nga: Gazeta Sot