Shteti paguan qerane e Deputeteve te Pasur. Po populli i varfer – rritet TVSH-ja.
Shteti paguan qerane e Deputeteve te Pasur. Po populli i varfer – rritet TVSH-ja.
Nga Aranit Muraci
Në Tiranë vlerësohet se gati gjysma e popullsisë jeton me qira. Të ardhur për një jetë më të mirë, studentë që nuk kthehen në vendlindje, apo qytetarë të kthyer nga emigrimi, kryeqyteti shqiptar vlerësohet se po shkon drejt 1 milion banorëve.
Vlerësohen të pamjaftueshme ose mungojnë debatet në Kuvend lidhur me çmimet gjithnjë në rritje të qirave të banesave, si dhe mundësia e punësimit, apo të ardhurat që sigurojnë qytetarët.
Gjithashtu, pavarësisht ndasive, në Kuvend mungojnë edhe debatet mbi përfitime ekstra që marrin deputetë të caktuar.
10 deputetë shqiptarë përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë, në një shumë prej 35 mijë lekësh të reja.
Sipas listës të publikuar nga Top Channel, deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si të opozitës, ashtu edhe shumicës qeverisë. Si ligjvënës ata kanë përfituar nga e drejta që iu jep ligji (ligj që e bëjnë vetë). Sipas këtij ligji një deputet që nuk banon në Tiranë, i garantohet ndihmë financiare nga shteti.
Mes tyre bie në sy emri i Nard Ndokës, pasuria e të cilit arrin më shumë se 900 mijë euro, ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe ish këshilltari i Ramës, Fate Velaj që falë koleksioneve artistike arrin një pasuri prej 1.4 milion eurosh, e megjithatë e kanë të pamundur të paguajnë vetë qiranë e shtëpisë në Tiranë.