28 Shtator 2024

Pergatiti për botim Jaho Brahaj.

Ded Gjoluli, Prijësi i Hotit.

Nji zotni i vlertë, tesh nja nand muej na tha ket fjalë tjetër.

“Zotni a po e shef, njat burrë qi asht ka qaset? Po i pergjegja un vetë. A e njef kush asht? Ftyren ja kam pa sa herë, por emnin e shpinë s’ja di. Aj burr asht Ded Gjoluli, prijësi i Hotit. Shikjo si s’und i xanë vendi kund prej idhnimit t’fortë qi ka n’zemer kah mendon Hotin e Gruden t’shkputun prej rrethit t’Shqypnisë s’dashtun, per liri t’ciles kjenë djegë e derdhne gjakun mija herë, e tash u duhen m’u sjellë posht e perpjetë me fmi e grani, pa ditë se ku do të erren e ku do t’çohen, pa veshë pa mathë, pa mloje pa shtroje, pa  bukë pa shujtë.  Ket nder ja bani Hotit e Grudes, fiseve tona me gjak e me gjuhë krejt Shqyptare, nji pjesë e Europes e trathtarët e vendit me rritë Malin e Zi me gja t’huej, tuj harrue në atë çast se i shtati udhnim thotë: “Mos vidh”.

Shtjefen Gjecov Kryeziu

“Nuk janë ende kater vjet, kur unë, i derguem prej Bedri Pashës, me dorë teme shkova e i njeha nder sy të keti Malcorit 2500 lira turkut (56625 frank) tuj e lutë qi t’kthete në shpi të vetë, prej s’cillës kish pasë dalë per me ruejt lirinë e Malcisë e t’Shqypnisë marë. –Po m’gjegj Deda. Un po kthehem, në dasht turku i Stambollës me i lanë Shqypnisë, e sideomos Malcisë, njat liri e njato t’drejta qi ka gzue gjyshkuri. Pa kto t’drejta, e pa ket liri, rri e des unit nder kto shkrepa, por si shtrohemi kurr. -Merri, more Dedë, kto lira se ke nevojë t’madhe e stë ka metë gja mas shpirtit. –Lum Zotnija, paç faqen e bardhë, qi po ma kjan hallin, por dije mirë se Ded Gjoluli nuk e shet lirin e Shqypnisë, jo vetëm per 2500 lira, por a per 500000000. Shka m’vlen mue parja e malli i botes, kur nipat e mij, t’shkelun e t’shtypun prej mizorve, t’a mallkojnë emnin tem e eshtnat e mia n’vorr? Per mos m’e çue ma gjatë, po i lutem zotnisë s’ate, me mi thanë Bedri Pashës: “Shendet e jetë prej Ded Gjolulit; tjera herë mos merr merzi, se per pare nuk e shes kurr lirine e atdheut. Per ndryshej ska pse merzitet, se Ded Gjoluli me pare s’thehet.”…

Vellimi publicistik “Shtyllat e Kombit” te Sh. Gjecov Kryeziut, mbledhur dhe pergatitur per botim nga Jaho Brahaj.

    —————

1). Shkrinë – harxhuan.

2). Ideal të ngultë – ideal të vendosur.

3). Fjalen tonë t’unjishme – fjalen tonë të bashkuar.

4). Resë – ngatërresë.

5). Mezen e tosknisë – ajken e toskërisë.

6). Shenjat pika-pika […] janë të autorit.

7). Me ndjekun ngetas – me ndjekur afer.

Shkrimi u shkeput nga vellimi publicistik: “Shtyllat e Kombit” te Sh. Gjecov Kryeziut, mbledhur dhe pergatitur per botim nga Jaho Brahaj.