
“Shtojzovalle”: murale ne Mitrovice nga autori Sabri Behramaj.
“Shtojzovalle”: murale ne Mitrovice nga autori Sabri Behramaj.
3 dhjetor 2020
Mitrovica si qytet i diversitetit kulturor, i identiteteve të ndryshme si qytet i minatorëve e i rock muzikës, nuk e ka akoma të fuqizuar mjaftueshëm portretin e gruas në hapësira publike të saj.

Sabri Behramaj.

“Shtojzovalle”; murale ne Mitrovice nga autori Sabri Behramaj.
Në aktivitetin e tretë të Festivalit të Letërsisë “ZaNa”, Fondacioni Dhemetra përmes artistit mitrovicas Sabri Behramaj vjen me muralin e titulluar “Shtojzovalle”
Punimi “Shtojzovalle” ka sjellë ngjyra, vibrim, eho këngeje e tinguj grash në vallëzim në një hapësirë ku rindërtimi i qytetit, akoma na prezantohet vrazhdë.

“Shtojzovalle”; murale ne Mitrovice nga autori Sabri Behramaj.
Sabri Behramaj.
Ky aktivitet u përkrahë nga: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Green Fest 10, si dhe SHFMU “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Mga: Sabri Behramaj
Foto nga :Kushtrim Hoti