“Shtrëngata të forta shiu dhe…”. – Moti merr kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodhë në Ballkan
18 Korrik 2023
Frontet ajrore nga Altantiku i afrohen Ballkanit të nxehtë nga ajri afrikan dhe në zonat ku ndodhin këto “përplasje” të masave ajrore do të krijohen stuhi shumë të fuqishme.
Territoret tona janë nën ndikimin e plotë të anticiklonit afrikan, ndërsa ajri i paqëndrueshëm do të arrijë në pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë etj.
Në këto vise gjatë tri ditëve të ardhshme do të ketë destabilizim mjaft të fuqishëm të atmosferës duke pasur para sysh energjinë e madhe në atmosferë nga vapa verore dhe ardhja e ajrit jo-stabil.
Stuhitë e fuqishme do të fillojnë në Zvicër për tu shtrirë drejt vendeve tjera në Evropen qendrore dhe Ballkanin verior.
Stuhi të fuqishme së pari priten në Slloveni, pastaj edhe në Kroaci, veri dhe lindje të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbi. Nga Serbia do të kalojnë në Rumani duke anashkaluar përsëri territoret tona.
Në viset tona atmosfera do të jetë kryesisht stabile dhe me temperatura të larta. Të enjten presim stuhi të izoluara vetëm në disa rajone të Kosovës ose në disa vise kodrinore-malore të rajonit, por kjo mund të ndryshojë pak a shumë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të ardhshme.