Shtrëngata të furishme shiu dhe breshëri, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme
Shtrëngata të furishme shiu dhe breshëri, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme
1 MAJ 2022
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se java e ardhshme pritet të nis me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie.
Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të freskëta me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.
Tashmë po i afrohemi fundit të pranverës, kështu orët e gjata të ditës sjellin temperatura në rritje. Pikërisht në këto orare duke patur dhe paqendrueshmëri në ajër krijohen kushtet të përshtatshme për reshje, shtrëngata e rrebeshe të cilat do të jenë në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës do të jetë 2 deri 4 ballë kryesisht të premten. E premtja shoqërohet edhe me rritjen e temperaturave në të gjithë vendin.