Shtrenjtimi i çmimeve kapërcen parashikimet. – Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3 %, shtyjmë objektivin e BSH për vitin tjetër
Shtrenjtimi i çmimeve kapërcen parashikimet. – Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3 %, shtyjmë objektivin e BSH për vitin tjetër
2 Shkurt 2022
Shtrenjtimi i çmimeve ka bërë që të shtyjë objektivin e Bankës së Shqipërisë për inflacionin.
Guvernatori Gent Sejko bëri me dije se inflacioni për këtë vit do të jetë mbi 3%, për shkak të goditjes nga tregjet ndërkombëtare.
Sejko tha se synimi i Bankës se Shqipërisë që norma e inflacionit të arrihet në 3% do të shtyhet për vitin 2023. Sipas tij, shtrenjtimi i çmimeve dhe i naftës rritën inflacionin gjatë vitit 2021.
“Projeksionet tona sugjerojnë rritje të mëtejshme të ekonomisë në vitet në vazhdim. Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestare.
Megjithatë, ndikimi i tyre në inflacion pritet të vijë drejt shuarjes graduale gjatë vitit 2022.
Më tej, inflacioni pritet të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektiv gjatë vitit 2023, në pasqyrim të balancimit të kërkesës me ofertën dhe të rritjes së punësimit dhe pagave në linjë me produktivitetin”, tha Sejko.
Gazeta Dita