Shtyrja e datës së zgjedhjeve, vendimi i Metës jehonë në 230 media të huaja. –
Shtyrja e datës së zgjedhjeve, vendimi i Metës jehonë në 230 media të huaja. –
9 qershor 2019
Vendimi i Presidentit Ilir Meta ditën e djeshme për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, ka marrë jehonë në shumë media ndërkombëtare.
Janë më shumë se 230 media të huaja të cilat kanë shkruar për këtë vendim të Metës, duke e cilësuar si një vendim që kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.
“’Neë York Times’, ‘Washington Post’, ‘Abc’, ‘AP’, ‘Daily Mail, BBC’”, etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta. Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim se ka ardhur pas protestave të vazhdueshme të opozitës së bashkuar.
Presidenti Ilir Meta shfuqizoi mbrëmjen e djeshme dekretin e datës së zgjedhjeve. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.
Gazeta Panorama