Shuhet në moshën 91-vjeçare spikerja e parë në RTSH, Stoli Beli.

12 janar 2020

Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin shqiptar  ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Spikerja e njojhur u shfaq para shqiptarëve në datën 29 prill të 1960  duke prezantuar në studion e parë  të RTSH-së mE  fjalët:

Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

spikerja e parë në RTSH, Stoli Beli

Kujtojmë që spikerja e njohur, një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live,  pasi për shkak të mos avancimit të teknologjisë nuk kishte  një studio regjistrimi.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.

Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit e cila njëkohësisht ishte edhe një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar.

Për televizionin dje dhe sot ajo shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

spikerja e parë në RTSH, Stoli Beli

n.s. / dita