Shuhet profesori i njohur shqiptar Osman Kraja, një ndër themeluesit e arsimit të lartë
Ndahet nga jeta profesori i njohur Osman Kraja, personalitet i shquar i arsimit të lartë në Shqipëri.
Kraja ishte Rektor i Universitetit të Tiranës nga viti 1981 deri në vitin 1988), Dekan i FSHN (1974 – 1980) si dhe Ambasador i Shqipërisë në Poloni.
Një mësimdhënës i shquar i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.
Prof. Osman Kraja ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionmalizëm. Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor.
“Edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë.
Universiteti i Tiranës humbi një ndër figurat më të çmuara të tij.
Prof. Osman Kraja do të ngelet një model frymëzimi për botën universitare.
Rektorati, në emër të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Tiranës, shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij”, bën me dije Universiteti i Tiranës.
Gazeta Shqip