4 Shtator 2024

Solisti Bass-Bariton, Agim Quku ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e artistit të madh të vendit tonë.

Quku ishte autori i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqej dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme në shtyp.

Të prekur për ndarjen nga jeta të solistit Bass-Bariton, Agim Quku.

Agim Quku u lind në Shkodër më 22 mars 1939. Në vitin 1967, pas përfundimit të studimeve të larta, emërohet solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Për një periudhë 20-vjeçare (1967-1987) ai interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.

Ai ka marrë pjesë edhe në filmin “Karnavalet”, duke interpretuar me zërin dhe lojën e tij bindëse rolin e prefektit. Pjesëmarrës në 10 festivale të këngës në RTSH, ai është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.

Nga viti 1987 deri në vitin 1992, kur doli në pension, Agim Quku punoi si Përgjegjës i Degës së Programacionit dhe Propagandës në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ai është autor i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqje dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme në shtyp.

Pusho me ëngjëjt, Artist i madh!

Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve.”, shkruhet në postimin e Teatrit Kombetarëi Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

abcnews.al