Shumica e biznesit janë të shqetësuar sepse legalizimi i aseteve kriminale në vlerë deri 2 milionë euro do të ishte goditje fatale për biznesin e ndershëm.
16 Korrik 2022
Analisti Ilir Kalemaj i cilësoi një shaka bajate batutat e kryeministrit Rama në adresë të përfaqësuesve të Dhomave të Tregtisë gjatë diskutimeve mbi amnistinë fiskale.
Në një intervistë televizive, Kalemaj tha se një sjellje e tillë është reflektim i nervozizmit që i ka shkaktuar Ramës pozicionimi kundër i dhomave të tregtisë në raport me draftin e amnistisë fiskale.
Një qytetari shqiptar i duhen 38 vjet punë për të shlyer kredinë e një apartamenti. Kjo nuk është diçka e mirëpritur për shumicën e shoqërisë, i leverdis kryeministrit dhe qeverisë.”, u shpreh ai.
“Ramës duket se i kishte djegur miza nën kësulë. Reagoi i nervozuar. Rama dukej që ishte jo rehat, qoftë me braktisjen e sallës nga dy ambasadorët, qoftë me replikat me zv.ambasadorin e BE në Shqipëri apo me pozicionimin e dhomave të tregtisë, që kanë qenë kritike në lidhje me amnistinë fiskale. Këtë nervozizëm e shprehu në replikat që tejkalonin kufijtë e mirësjelljes diplomatike.
Rama bëri një shaka bajate që nuk mund të përcillet në të njëjtën formë te dhomat e huaja të tregtisë. P.sh. Dhoma Amerikane përfaqëson 3 mijë biznesmenë shqiptaro amerikanë. Ato që kanë thënë kritikët, shumica e biznesit janë të shqetësuar sepse legalizimi i aseteve kriminale në vlerë deri 2 milionë euro do të ishte goditje fatale për biznesin e ndershëm.
Një qytetari shqiptar i duhen 38 vjet punë për të shlyer kredinë e një apartamenti. Kjo nuk është diçka e mirëpritur për shumicën e shoqërisë, i leverdis kryeministrit dhe qeverisë.”, u shpreh ai.