Shurupi i ftoit – Si ta përgatisni kundër dhimbjes së grykëve dhe të ftohurës. –
Shurupi i ftoit – Si ta përgatisni kundër dhimbjes së grykëve dhe të ftohurës. –
Aroma e ftonjve të mrekullon sa herë i afrohesh tregjeve në këtë periudhë. Vjeshta është pikërisht stina e këtij fruti të shijshëm. AgroWeb.org ka publikuar artikuj për përgatitjen e reçelit, kompostos apo marmalatës së ftoit, por dhe receta të tjera plot shije. Kur ku frut gatuhet, ka shijen më interesante dhe të plotë si dhe pektina që gjendet tek ftoi mundëson përgatitjen e reçelit më të mirë. Këtë herë receta që do t’ju përcjellë AgroWeb.org ju tregon hapat e përgatitjes së shurupit të ftoit. Shurupi i ftoit është ideal për t’u përdorur kundër të ftohurës, dhimbjeve të grykëve dhe problemeve të gripit dhe virozave. Shurupi i ftoit është gjithashtu ideal për t’u përdorur edhe për dhimbjet e barkut nga e ftohura.
Përbërësit
1 kg me ftonj të qëruar dhe të prerë në katërsh
5 gota me ujë
Gjysmë gote uji me mjaltë
Gjysmë gotë me sheqer
Përgatitja
Duke qenë se ftonjtë kanë një lëkurë të mbuluar me push, duhet patjetër t’i shpëlani me ujë të bollshëm. Më pas t’i qëroni dhe t’i ndani në katërsh duke i pastruar nga farat që gjenden në zemër të frutit. Në një tas me ujë, vendosni copat e ftoit të prerë, kështu ai nuk do të marri ngjyrën e ndryshkut. Ndërkohë merrni një tenxhere të madhe përzjeni ujin, mjaltin dhe sheqerin. Vendoseni tenxheren në zjarr të lartë dhe përzjejeni përbërjen derisa sheqeri të ketë shrirë plotësisht. Më pas shtoni copat e ftoit pasi t’i keni kulluar. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe uleni zjarrin. Lëreni ashtu derisa ftoi të fillojë të zjejë. Me një pirun herë pas here shponi copat e ftoit për të kuptuar nëse kanë zjerë plotësisht. Zierja e tyre mund të dojë përreth 45-50 minuta. Kur të kenë zjerë mjafton që t’i largoni nga zjarri dhe ta lini masën të ftohet pak. Më pas largoni nga shurupi copat e ftoit, të cilat mund t’i ruani në një enë të qelqtë për t’i përdorur për ëmbëlsira. Shurupin thjesht kalojeni në një enë qelqi me kapak dhe mund ta ruani në frigorifer përreth një javë. Nëse doni që të përgatisni më shumë shurup ftoi, mjafton që të dyfishoni masat në recetë.