Si do të bëhet Porti i Durrësit, port pilot për projektin e BE-së. –

13/02/2019.

Porti i Durrësit është përzgjedhur nga BE si port pilot në Ballkan për nisjen e projektit PoWER.

PoWER është një Projekt Europian i financuar nga Programi INTERREG V B ADRION, i cili ka si qëllim shndërrimin e porteve në nxitës të zhvillimit ekonomik përmes teknologjive të reja.

PoWER sfidon Programin ADRION Priority Innovative and Smart Region duke testuar një metodologji për mbështetjen e evolucionit të porteve Adrion në Hub Innovation në 6 zona pilot. PoWER nxit bashkëpunimin midis aktorëve kryesorë të Zinxhirit të Furnizimit të Inovacionit (institucionet njohëse, ndërmarrjet dhe administrata publike) – si në nivel lokal ashtu edhe në nivel transnacional – me qëllim shfrytëzimin e potencialit ende të pashfrytëzuar të këtyre zonave të portit.

Projekti PoWER hyn në një fazë të re të ndërveprimit me Ndërmarrjet, NVM-të, profesionistët dhe hulumtuesit në të gjithë zonën Adriatik-Jon. PoWER qëndron për ‘portet si drejtues i rrotave të fushës së sipërmarrjes’ dhe është një projekt i financuar nga BE me qëllim mbështetjen e evolucionit të porteve në Hub Innovation në 6 porte pilot.

Porti i Durrësit është përzgjedhur si port pilot për këtë projekt në Shqipëri. Objektivi kryesor i projektit PoWER është mbështetja e porteve të përzgjedhura për të shërbyer në lidhjen e rajoneve dhe për të eksploruar potencialin e tyre të papërdorur sipërmarrës. Gjatë fazës së parë të aktiviteteve, ekspertët kanë mbledhur të dhën të të Nevojave për portet pilot. Një raport specifik është zhvilluar edhe për Portin e Durrësit.

Thirrja për aderimin në këtë projekt të aktorëve që nevojiten për zhvillimin ka nisur në të gjitha vendet e mbuluara nga projekti dhe ka për qëllim zbulimin e zgjidhjeve të reja dhe patentave (produkteve, shërbimeve, modeleve të biznesit dhe teknologjive) që adresojnë nevojat e orientuara drejt energjisë të përcaktuara, më parë në Portin e Durrësit.

Projekti mbështetet nga Programi Interreg Adrion dhe partnerët e saj në Shqipëri janë Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Bashkia e Durrësit.