Si dronët po sfidojnë shtetin në zemër të Europës
17 Shkurt 2023
Fenomeni i përhapur në Francë që s’po stopohet dot.
Sistemi penal francez njoftoi se në vitin 2022 kishte 68 fluturime me dron mbi burgje, nga të cilat 29 ishin fluturime për dërgimin e mallrave të ndaluara tek të burgosurit, njoftoi policia gjyqësore.
Numri është pothuajse dy herë më i lartë se në vitin 2021, kur kishte 37 fluturime të tilla, transmeton AFP.
Rritja e përdorimit të dronëve do të thotë që të burgosurit dhe ndihmësit e tyre janë modernizuar dhe përdorin gjithnjë e më shumë dronët në vend të shpërndarjes tradicionale me parashutë kur hedhin një paketë brenda mureve të burgut, e cila zakonisht përmban telefona celularë, armë ose drogë.
“Kjo praktikë u përhap shumë gjatë pandemisë dhe pas heqjes së masave ajo vazhdoi të rritet”, thonë autoritetet.
Në vitin 2022 kanë qenë 29 dërgesa të tilla, ndërsa në vitin 2021 vetëm pesë me dërgesa të mallrave.
Në tetor 2022, tre pako që përmbanin telefona celularë dhe kanabis u dorëzuan me dron dhe u hodhën në oborr gjatë një shëtitjeje në burg në burgun Fresnes në rajonin e Parisit.
Në korrik të po këtij viti, një 19-vjeçar u dënua me 20 muaj burg për dërgimin e telefonave celularë dhe aksesorëve telefonik, kanabisit dhe produkteve kozmetike në burgun Sequedin pranë qytetit të Lille, në veri të Francës, pra me dron. /tesheshi.com/