Si e 600-fishoi pasurinë kreu i ARRSH-së!

16 Korrik 2022
Nga  Margle KUME

Në konferencën e përjavshme Berisha tha se amnistia bëhet për të legalizuar paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se një hap i tillë do të shkaktonte dëme katastrofike në ekonomi dhe sigurinë e vendit.

“Paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Po ai ka vendosur në krye të PS. Ai ka trafikantë, vrasës ka kudo tani. Ai i quan burrë të mirë ata, s’ka koncept. Po ç’është OFL-ja? OFL-ja është lista që i jep Edi Rama Policisë për t’i prerë gjobën. Më thuaj një rezultat të OFL-së.

Preku gjë pronat e klanit Xhafa, cilat prona. Klani Xhafa është i faktuar, por mund t’ju jap dhjetëra shembuj të tjerë. Ajo s’ka asnjë synim tjetër vetëm se legalizimin e parave të tyre. pastaj janë me qindra e qindra persona që janë marrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë zbuluar, shumë e thjeshtë. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. Sepse nisim nga fakti, a ka mundësi një njeri me punë të thjeshtë dhe të ndershme po e quaj të ndershme sepse nuk është regjistruar, të bëjë një apo dy milionë euro. Kurrën e kurrës”, tha Berisha.

DREJTORI I ARRSH

Si shembull të akuzave të mësipërme kreu i opozitës Sali Berisha mori drejtorin e ARSH-së, Ervis Berberin, që sipas Berishës me mbështetjen e ministres Balluku 600-fishoi pasurinë. Në të njëjtën akuzë, Berisha përfshiu edhe sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. “Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Këshilltari i ministres së ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në botë, Belinda Balluku, i tende ravë me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë.

Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë”, tha Berisha. Ndërkohë, kujtoi se ministri i Drejtësisë po mban në sirtar një marrëveshje që kërkojnë vendet e BENELUX-it për ekstradimin.

Sipas Berishës, qëllimi që nuk realizohet kjo marrëveshje është për të mbrojtur ministrat e ish-ministrat. “Ministri i Drejtësisë nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit të kërkuar nga vendet e BENELUX-it, sepse fluturojnë ministra në burgje, jo në Shqipëri por në BENELUX, pikërisht nga këta çunat që kanë punuar. Ku qëndron problemi? Problemi qëndron se midis atyre çunave që kishte Damiani në sallë. Damiani është shumëfishi i tyre. Damianit i del kushëriri te Kepi i Stillos, është reale kjo. Është Damiani vetë, duke kapur ish pronarë duke blerë toka, është e faktuar. Si u bë ky Berberi, si u rrit pasuria 600 herë në hijen e ministres.

Tani ju lutem! Në rast se një bashkëpunëtori i imi do i ndodhte kjo, pa asnjë dyshim do përballej me ligjin. Mund ta bënte fshehtas një gjë të tillë, por t’i si zyrtar je i detyruar ta çosh para ligjit. Çfarë bëri ministrja, e kishte në krah kudo. E ka lartësuar, nga këshilltar e ka bërë drejtor të entit kombëtar të ndërtimit të rrugëve, sepse aty bëhen pazaret më të mëdha, aty kilometri shkon nga 22 deri në 30 milionë euro, rruga kushton maksimumi 2 deri në 2.5 milionë euro të tjerat ndahen mes qeveritarëve dhe klaneve të tyre. Është evidente”, tha Berisha.

PROTESTAT

Pas akuzave të shumta ndaj qeverisë Berisha paralajmëroi se opozita po punon për t’u përballur me qeverinë e Kryeministrit Rama që kreu i opozitës e cilësoi regjim. Sakaq, Berisha në konferencën e djeshme pati një ton shumë herë më të zbutur me deputetët demokratë, të cilët nuk e kanë mbështetur deri më tani në lëvizjen e tij.

“Fronti opozitar i shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Kur thashë do punojmë, do punojmë se kemi punë për të bërë. Duhet të zgjerohemi dhe më shumë duhet të punojmë shumë në komunitet. Për t’u ndalur me qytetarët, dhe për t’u shpjeguar se këtë katastrofë ekonomikë që po përjetojmë, këto vështirësi po iu krijon vjedhja e qeverisë. Unë ua u thashë dje në Parlament një skenar si i Sri Lankës i pret”, përfundoi kryedemokrati.

Gazeta Panorama