7 Prill 2025

Nga Hysni Gurra

Kreu i grupit më të fuqishëm politik në Europë, atyre që realisht kanë në dorë dhënien e pasaportës europiane shqiptarëve, i thotë Berishës së jam i bindur që do t’i fitosh ti zgjedhjet.

Ndërsa Rama bën propagandë bajate për të mashtruar shqiptarët me pasaportë europiane, gjë të cilën jo vetëm nuk e ka në dorë, por ka 12 vjet që e pengon integrimin e Shqipërisë, për shkak të narkoshtetit që ka krijuar, Berishës i thuhet se në Europë ekziston bindja në grupimin më të madh politik të unionit se ai do t’i fitojë zgjedhjet.

Në takimin e fundit të Strasburg, Pablo Hispan, përfaqësuesi i EPP i tha Berishës, “Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme.”.

Pra, i ‘zoti i punës’, ata që e kanë vërtetë në dorë integrimin e Shqipërisë në BE dhe që janë kryesisht partitë në pushtet në shumicën e vendeve të Europës, kanë bindjen se zgjedhjet këtu do t’i fitojë Sali Berisha.

Ata e njohin Ramën, të ishte ashtu e thërrisnin atë dhe i thoshin atij që kemi bindjen se do i fitosh ti zgjedhjet.

Ja nuk e thërrasin këta se janë të djathtë, po këni dëgjuar gjë ju ta kënë thirrur Ramën këta të majtët dhe t’i thonë që këmi bindjen që do i fitosh ti zgjedhjet? Jooo!

Se Ramën nuk e qasin më as të majtët, pasi të gjithë e dinë që është kreu i një organizate kriminale që bën pis këdo që i rri afër.

Për mos thënë që është një politikan i shkarravitur dhe pa bosht ideologjik dhe tashmë e njohin të gjithë.

Mik me Sorosin, mik me Orbanin, mik me Melonin, mik me Macronin, mik me ata të Sinaloas…në Europë e dinë që miku i gjithëkujt, është miku i askujt.

Me 3 rreshta deklaratë, Pablo Hispan, ka rrëzuar orë të tëra propagandë tallavaje mbi të cilën Rama ka ngritur fushatën elektorale, se do u japë shqiptarëve pasaportë europiane.

Premtim-tallava si çdo fushatë e mëparshme, por që këtë herë nuk ka një lepur si Luli përballë në fushë, por një luan që si fal milimetrin në luftën politike, dhe ja ku me një takim në EPP i rrëzoi tërë fushatën.