Si kanë përfunduar pandemitë e tjera në botë!
Si kanë përfunduar pandemitë e tjera në botë!
10 TETOR 2020
Nga ‘Ekipi i Gazetarisë Vizuale’ , BBC
Ne jemi në kthetrat e një pandemie, që fundin duket ta ketë shumë larg. Ndërsa shpresat për zhdukjen e saj, janë te një vaksinë, fakti është se shumica e infeksioneve me të cilat janë përballur paraardhësit tanë, janë akoma me ne. Le t’i hedhim një sy.
Murtaja Bubonike- sëmundja shkatërruese që nuk është zhdukur ende.
Ka pasur tri shpërthime të mëdha, të parat të regjistruara në vitet 541 pas Krishtit. Sëmundja, e shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga pleshtat te minjtë dhe përmes pikave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar, ishte shkatërruese. Bakteret ‘yersinia pestis’ qarkullojnë brenda grupeve të caktuara të brejtësve. Ajo vrau qindra miliona njerëz për një periudhë prej 2000 vjetësh, informon dritare.net.
Vdekja e Zezë e viteve 1346-1353 konsiderohet shpërthimi më vdekjeprurës
Besohet se sëmundja, më në fund u vu nën kontroll nga karantinimi i rreptë dhe higjiena e përmirësuar. Megjithatë, murtaja ose vdekja e zezë nuk është zhdukur ende. Për shembull, në Mongoli në korrik të këtij viti pati sërish raste. Numrat janë të ulëta dhe sëmundja tani mund të trajtohet me antibiotikë.
Lija-virusi i zhdukur nga shkenca
Pati shpërthime të mëdha, në kohë të ndryshme, më herët të regjistruara në 1520. Sëmundja, e shkaktuar nga virusi ‘variola minor’, është një nga më vdekjeprurësit. Rreth tre në çdo 10 njerëz vdiqën, informon dritare.net. Mund të përhapet përmes pikave nga hunda ose goja e një personi të infektuar ose përmes plagëve të tyre.
Ashtu si murtaja, lija vrau qindra miliona njerëz, 300 milionë vetëm në Shekullin 20. Por, falë një vaksine të zhvilluar në 1796 nga mjeku britanik Edward Jenner dhe përpjekjeve të komunitetit shkencor, sëmundja është shuar plotësisht, megjithëse u deshën gati dy shekuj për ta bërë këtë, informon dritare.net. Lija mbetet e vetmja sëmundje njerëzore që është çrrënjosur në këtë mënyrë. Prof Riley e konsideron këtë arritje si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit.
DRITARE.NET