Si mashtroi Ilir Beqaj. – Gazetari Elvis Myrta tha abuzimi për me fondet e BE është rreth 500 mijë euro.
5 Korrik 2024
Gazetari Elvis Myrta tha në një emision televiziv se abuzimi për me fondet e BE për të cilat u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është rreth 500 mijë euro.
Ai tregoi se akuza e mashtrimit ndaj ish-ministrit lidhet me prokurimin e dyfishtë të një aktiviteti për promovimin e turizmit, edhe nga ministria që mbulon këtë sektor, edhe nga agjencia që drejtohej nga Beqaj.
“Në aktivitetin për të cilin flitet është bërë prokurim edhe nga ministria e turizmit me vlerën 380 mijë euro edhe nga agjencia që drejtohej nga Beqaj me 125 mijë euro. Akuza e mashtrimit ndaj Beqajt me këtë lidhet, pasi nuk mund të bëhet prokurim publik nga dy institucione për të njëjtën gjë. Hetimi ka nisur në shtator dhe sekuestrimi i telefonave ka nxjerrë edhe shkeljet. Ishin 8 pika që kanë dalë nga përgjimet, por bazohemi në një pikë ku u bënë 2 tenderë për të njëjtin aktivitet. Para se Beqaj të merrej në hetim për sterilizimin, SPAK s’e ka marrë fare si të akuzuar. Dhe ka qenë GJKKO që orientoi SPAK të shkonte më tej. Ky hetim ndoshta ka edhe përplasje të brendshme”, tha ai.
Gazeta Sot