Si mashtron Lulzim Basha me praninë e delegatëve tek Pallati i Kongreseve

18 DHJETOR 2021

GAZETA SHQIP

“… Salla ku është duke u zhvilluar Kuvendi Kombëtarë i Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve ka një kapacitet prej 2 mijë personash”.

Kryetar i Komisionit që ndjek punimet e Kuvendit të 18 Dhjetorit, Jemin Gjana teksa ka marrë fjalën ditën e sotme ka deklaruar se të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delagatë.

Gjana e ka konfirmuar këtë lajm në bazë të  të dhënave që disponon, e sipas tij ky kuvend ka shumicën e delegatëve.

“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delgatëve, sekretariati më ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi Kombëtar ka gjithsej 7646 anëtarë, nga të cilët sipas prezencës së nënshkruar prej secilit të delegatëve janë të pranishëm në kuvendin e datës 18 Dhjetor kanë qenë 5004 delagatë. Nuk janë numra, por emra, firma, identitete”, tha Gjana.

Por sipas raportimeve që janë bërë ditën e sotme salla ku është duke u zhvilluar Kuvendi Kombëtarë i Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve ka një kapacitet prej 2 mijë personash.

Por si ka mundësi të jenë 5004 delegatë kur salla e kongreseve mban 2000 mijë  persona dhe çudia e këtij kuvendi është se vetë PD e Bashës tha që kanë firmosur 4.935 delegatë.

Nga ana tjetër, nga pamjet që janë shpërndarë nga vetë Partia Demokratike shihet se si të gjithë të pranishmit në sallë janë të ulur dhe sistemuar në karriget e tyre, duke mos patur asnjë person në këmbë.

Kujtojmë se Berisha pretendoi se në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit mblodhi, 4.935 delegatë.

Por nuk ndalet me kaq Jemin Gjana si kryetar i Kuvendit shton dozën e mashtrimit duke shtuar edhe 2594 mijë delegatë më tepër. Sipas Gjanës numri ka shkuar deri në 7600 delegatë.

Me anë të një postimi në facebook, Jozefina Topalli shkruan me ironi ndaj Bashës duke e quajti “matematicieni im”.

Postimi i Topallit

Matematicieni im!

Interesant

Lb i dalin 5004 “delegate” edhe pse ne salle nuk ka me shume se 1700 vete. I bie qe ne nje kolltuk rrijne 3 vete!

Gjithmone i dalin me shume vota se delegate.

Njelloj i dolen edhe ne 2018

Neser do ju tregojme letrat tha LB.

Hhah!